Kasem Qafëzezi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v +burim
→‎Biografia: ++burim
Rreshti 5:
== Biografia ==
 
Lindi në Qafëzez në [[Kazaja e Kolonjës|kazanë e Kolonjës]] më 1881, pinjoll i një shtëpie shumë të njohur të fisnikërisë së mesme në Dangëlli<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|publisher=IDK|year=2008|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=511}}</ref>. Mbaroi Akademinë Ushtarake të [[Stambolli|Stambollit]] dhe nga 1899 deri më 1910 shërbeu si ushtarak i Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1908 - 1910 shërbeu si oficer në [[Janina|Janinë]] dhe më 1910 u mor me organizimin e trazirave në rrethinat e [[Tepelena|Tepelenës]].
 
Pas vitit 1912 u caktua në krye të një njësie xhandarësh për të luftuar andartët grekë në jugun e Shqipërisë nën urdhërat e qeverisë shqiptare.
 
Më 1920 bën pjesë në shtabin ushtarak të "Mbrojtjes Kombëtare" në [[Vlora|Vlorë]]. Përgjatë viteve 1920 - 1924 shërbeu si oficer në Shqipëri<ref name=":1" />, më 1922 u emërua komandant i trupave të kufirit jugor me seli në Përmet<ref name=":0" />. Qershorin e 1924 mobilizohet me [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjen]] e organizuar nga elementët opozitarë, duke qenë komandant i garnizonit të [[Përmeti|Përmetit]] me gradën nënkolonel. Kryesoi marshimin drejt [[Tirana|Tiranës]] të këtij garnizoni duke mundësuar një pjesë të suksesit të Lëvizjes, prej të cilës u emërua ministër i Luftës i kabinetit [[Fan Noli|Noli]].
 
Me dështimin e kabinetit atë dhjetor dhe ardhjen në fuqi të [[Mbreti Zogu I|Zogut]], Qafëzezi u largua fillimisht në [[Italia|Itali]]. Falë amnistisë të dhënë më 1931, kthehet në atdhe ku më 14 tetor 1928 u nxorr në lirim si oficer. Në mars të 1931 bën pjesë në delegacionin e Beratit që vizituan Mbretin Zog pas atentatit të [[Vjenë|Vjenës]], duke i uruar jetë të gjatë.
 
Ndërroi jetë në qytetin e Beratit më 29 shtator 1931 pasi kishte lënguar tri ditë rresht<ref name=":1">{{cite web|last=Dervishi|first=Kastriot|url=https://books.google.al/books/about/Kryeministrat_dhe_ministrat_e_shtetit_sh.html?id=6jXOmAEACAAJ&redir_esc=y|title=Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|publisher="55"|date=2012|authorlink=Kastriot Dervishi|page=212|isbn=9789994356225}}</ref>.
 
== Referencat ==