Eqrem bej Vlora: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 34:
1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Shën Petërburg për tre muaj. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Hapën të parin klub "Bashkimi" në Stamboll më 1908 me miqtë e tij. Punonte të botonte gazetën e re "Shqiptari" bashkë me ikanakun nga [[Struga]], [[Dervish Hima]] dhe shkodranin [[Hilë Mosi]]n. Po atë vit merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit që bashkë me Dervish Himën t'i përfaqësojë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] por pengohet nga shefi i tij.
 
Gjatë [[Lufta e Parë Ballkanike|Luftës së Parë Ballkanike]] ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, [[Ismail Qemali|Ismail beu]]. Tek vëllimi "[[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)Lebenserinnerungen|Kujtime]]" gjejmë deklaratën në një bisedë me [[Murad bej Toptani]]n se zotëronte 9 gjuhë të huaja, të vdekura dhe të gjalla.<ref name="ebv" />
 
Më 1912, u bë zëvendës president i Senatit/Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar. Me rënjen e qeverisë së parë dhe vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për të prurë një fisnik evropian për t'u kurorëzuar Mbret i Shqipërisë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i [[Tiranë]]s e [[Shijak]]ut) për në Neuwied të takonin [[Princ Vidi]]n, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princit Vid si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si ''austrofil'' për gjysmën e dytë të [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] e deri më 1919, i internuar në [[Sardenja|Sardenjë]] përgjatë krejt asaj kohe, ku nxuri edhe [[Gjuha spanjolle|spanjishten]]. 1921, Kandidat për Kryetar i [[Bashkia Vlorë|Bashkisë Vlorë]]. 1923, deputet i Kuvendit Kushtetues, duke përfaqësuar pref. e Vlorës në krahun konservator por shpesh i joshur nga ideja t'i bashkohej krahut që ai quan demokratik, i cili kryesohej nga [[Fan Noli|Noli]] e [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqi]].