[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
v Hatake zhvendosi faqen Fuad Asllani tek Fuat Asllani
No edit summary
Rreshti 1:
{{Kutia Politikan|Emri=Fuad Asllani|Figura=|Përshkrimi=|Madhësia e Figurës=|Detyra=[[Lista e Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë|Ministër i Punëve të Jashtme]]|Fillimi i afatit=21 tetor, 1935|Mbarimi i afatit=7 nëntor, 1936|Datëlindja=27 shtator, 1897|Vendlindja=Bejrut, [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=27 maj, 1981|Vendvdekja=Elbasan, [[Republika Popullore e Shqipërisë]]|Kombësia=Shqiptar|Profesioni=nëpunës, diplomat, politikan|Partia=|Detyra2=|Detyra3=|Paraardhësi=[[Xhaferr Vila]]|Pasardhësi=[[Ekrem Libohova]]|Paraardhësi2=|Pasardhësi2=|Paraardhësi3=|Pasardhësi3=|Fillimi i afatit2=|Mbarimi i afatit2=|Fillimi i afatit3=|Mbarimi i afatit3=}}
'''Fuad Asllani''', lindi në Bejrut në vitin 1897, në një familje funksionarësh të lartë të Perandorisë Osmane. Përfundoi studimet në Austri me doktoraturë Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 1929 fillon karrierën diplomatike si drejtor administrativ e konsullor në Ministrinë e Jashtme, e më pas caktohet i ngarkuar me punë provizorisht në Sofje. Në maj të vitit 1933 emërohet i ngarkuar me punë pranë Legatës shqiptare në Londër e disa muaj më pas, Ministër Fuqiplotë. Caktohet delegat permanent në Lidhjen e Kombeve. U shqua për luftën diplomatike kundër kulisave greko-serbe ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e shkollave të huaja në Shqipëri dhe për vendosjen në Shqipëri të një pjesë hebrenjsh të përzënë nga nazistët. Në ‘34-n dekretohet Ministër Fuqiplotë i Klasit të Parë në Londër. Në ‘35-n vihet në krye të diplomacisë shqiptare, si Ministër i Jashtëm. Ai kontribuoi në normalizimin e marrëdhënieve, lidhjen e marrëveshjeve ekonomike dypalëshe dhe për riorganizimin e shërbimit diplomatik. Dinte 10 gjuhë të huaja. Vdiq në vitin 1981.
 
'''Fuat''' ose '''Fuad Asllani''' ([[Bejruti|Bejrut]], [[27 Shtator|27 shtator]] [[1897]] - [[Elbasani|Elbasan]], [[27 Maj|27 maj]] [[1981]]) ka qenë jurist, nëpunës, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
 
== Biografia ==
U lind në Bejrut, në gjirin e një familjeje libohovite. Në vitet 1908-1917 ndoqi në [[Stambolli|Stamboll]] arsimin fillor dhe atë të mesëm tek "Robert College". Më 1917-1923 me anë të një burse akorduar nga komanda ushtarake austro-hungareze në [[Shkodra|Shkodër]], i jepet një bursë me anë të së cilës studjoi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të [[Viena|Vienës]].
 
Më 1923-24 u punësua si sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më 14 korrik 1924 sekretar i organizatorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sterling, pas tri ditësh caktohet anëtar i Gjyqit të Diktimit. Me humbjen e [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]], në dhjetor largohet nga Shqipëria për në [[Italia|Itali]], ku qëndroi pak kohë në Brindisi e [[Bari (Itali)|Bari]]. Kaloi në [[Zvicra|Zvicër]], ku drejtoi gazetën "Liria Kombëtare", pastaj u kthye në Bari dhe në vitin 1926 në atdhe.
 
Në trevjeçarin 1926 - 1929 punoi si avokat në [[Delvina|Delvinë]]. Më 1929 ndihmësanëtar i Këshillit të Shtetit. Më 1929-32 dhe 1933 u emërua drejtor administrativ e konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 1932-33 caktohet drejtor i Drejtorisë Politike të së njëjtës ministri. Më 1933 dërgohet i ngarkuar me punë në Londër.
 
Në qeverinë Frashëri i jepet portofoli i ministrit të Punëve të Jashtme. Më 1937 zgjidhet deputet i [[Qarku i Gjirokastrës|prefekturës së Gjirokastrës]], dhe vazhdoi të ishte i tillë edhe pas pushtimit italian. Më 1945-46 së bashku me Adem Balliçin ushtroi tregtinë e duhanit në Tiranë. Në vitin 1946 [[Omer Nishani]] i propozoi marrjen e një drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk pranoi. Më 1947 u largua nga Tirana dhe u vendos në [[Elbasani|Elbasan]] ku vazhdoi duke ushtruar profesionin e avokatit. Më 3 maj 1951 e arrestojnë dhe më 4 tetor 1951 Gjykata e Korçës e dënoi me 15 vjet heqje lirie me akuzën se i kishte "shërbyer regjimeve të Zogut e fashizmit, kishte marrë pjesë në mbledhje kundër LANÇ-it dhe se kishte menduar rrëzimin e pushtetit popullor". Vendim ky që u ndryshua nga Gjykata e Lartë duke u bërë me 5 vjet burg e punë të detyruar. U lirua nga burgu më 3 maj 1956.
 
Në vitet 1959 - 1957 vazhdoi të punonte si avokat në Elbasan, ku dhe ndërroi jetë më 27 maj 1981.<ref>{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher="55"|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=79}}</ref>
 
== Referencat ==
<references />
 
{{DEFAULTSORT:Asslani, Fuad}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1897]]
[[Kategoria:Vdekje 1981]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Libohova]]