Dallime mes rishikimeve të "Dhimitër Anagnosti"

ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
[[Skeda:Dhimitër Anagnosti.jpg|parapamje|250px]]
'''Dhimitër Anagnosti''' ([[Vuno]], [[23 janar]] [[1936]]) është ish-politikan dhe një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
'''Dhimitër Anagnosti''' një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, ka lindur në [[Vuno]] të [[Rrethi i Vlorës|rrethit të Vlorës]] më [[23 janar]] [[1936]]. Mbaroi shkollën e mesme "Ali Demi" në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi. Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
 
== Biografia ==
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjitshme i kreu në Vlorë.
Më 1954 - 1960 ndoqi Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.<ref>{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher="55"|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=77}}</ref> Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
 
Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
{{DEFAULTSORT:Anagnosti, Dhimitër}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Regjisorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1936]]
[[Kategoria:DeputetëRegjisorë të Kuvendit të Shqipërisëshqiptarë]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:RegjisorëNjerëz shqiptarënga Bregu]]
137

edits