[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Borovë]] të [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]]. Shkollën fillore e kreu në [[Erseka|Ersekë]], mësimet e mesme i kreu në [[Shkolla Normale e Elbasanit|“Normalen”]] e [[Elbasani]]t ku kishte si pedagog [[Aleksandër Xhuvani]]n. Më pas punoi si mësues në disa fshatra. Ndërkohë nisi të shkruante poezi, të cilat u botuan në shtypin e kohës si “Iliria”, “Java”, “Rilindja”. Poezitë e tij u botuan në të parën antologji të letrarëve të rinj, të asaj kohe, se bashku me [[Migjeni]]n, [[Petro Marko]]n, [[Dhimitër Shuteriqi]]n, etj. Po atë kohë filloi të përkthente prozë e poezi franceze. Vepra e parë e rëndësishme ishte “Ura e psherëtimave” e [[Michel Zevaco|Mishel Xevakos]].
 
Gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] humbet dy prindët në ngjarjet e [[Masakra e Borovës|masakrës së Borovës]] dhe i prekur nga kjo ngjarje shkruan poemën “Borova”, një nga krijimet më të mira të tij, e cila më vonë u muzikua nga [[Kristo Kono]]. Punoi në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, në kryesinë e [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve]] dhe shef redaksie në entin botues “Naim Frashëri”. U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare në vitin [[1983]], duke lënë pas mijëra faqe përkthime.