[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.24.73) dhe riktheu rishikimin 1834798 nga Zmarlind5
No edit summary
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Elena Gjika''', '''Dora d'Istria''', (Bukuresht, [[1828]] - Firenze, [[1888]])<ref>[https://sq.wikipedia.org/wiki/Bahtie_G%C3%ABrbeshi|Dr. Bahtie Gërbeshi ka doktoruar me kete temë'''Elena Gika - jeta dhe vepra]</ref>, ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.
 
Elena Gjika lindi me [[22 janar]] [[1828]]. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të [[Vllahia|Vllahisë]] [[Grigor Gjika]]. Elena Gjika mori një arsim të plotë dhe vazhdoi jashtë vendit, më parë në [[Dresden]], pastaj në [[Vjenë]], [[Venecia]] dhe [[Berlin]].
 
Elena Gjika u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, ajo mori këshillën e burrit të saj dhe shkoi në Europën Qendrore, fillimisht në [[Zvicër]] për disa vjet, pastaj në një udhëtim nëpër [[Greqi]] dhe Anadoll. Përfundimisht, ajo u kthye në Itali, duke jetuar në një vilë në Firence. Herë pas here Gjika udhëtonte për në [[Francë]], [[Irlandë]] dhe [[Shtetet e Bashkuara]].
 
Si publiciste dhe shkrimtare (kryesisht në frëngjisht) Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D'Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj.
Rreshti 32:
 
Ajo ishte gjithashtu një alpiniste.
Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta dhe e “fotografoi” në të gjitha detajet nëpërmjet shkrimeve të saj të shumta që i botoi në revistat më prestigjioze të kohës.
 
Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: [[Jeronim de Rada]], [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Jubani]], [[Zef Serembe]], [[Thimi Mitko]] etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
 
AjoElena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: [[Jeronim de Rada]], [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Jubani]], [[Zef Serembe]], [[Thimi Mitko]] etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
 
Elena Gjika vdiq në Firence më [[17 nëntor]] [[1888]].