Hape menynë kryesore

Changes

120 bytes added ,  1 vit më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[[Figura:New Born.jpg|thumb|350px|SkulpturaMonumenti i NEWBORN]]
'''Monumenti i Newborn''' ('''NEWBORN''') është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në [[Prishtina]], [[Kosova]]. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ([[Pallati i Rinise dhe Sporteve]]), dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur [[Kosova]] shpalli pavarësinë nga [[Serbia]]. Monumenti përmban fjalën angleze “[[Newborn]]” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbroni do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të [[The New York Times]].<ref>{{cito uebin|last1=Times|first1=New York|title=The New York Times|url=https://en.wikipedia.org/wiki/The_New_York_Times|website=en.wikipedia.org|publisher=New York Times}}</ref>
 
== Sfondi ==
'''Newborn''' është krijuar nga [[Fisnik Ismaili]] dhe nga agjencia kreative [[Ogilvy Kosova]] si dhe me pjesëmarrësit e tyre (E.H, L.B, E.S, B.B, M.S). Kur u bë promovimi organizuesit I dhanë presidentit z.[[Fatmir Sejdiu]]<ref>{{cito uebin|last1=Sejdiu|first1=Fatmir|title=Fatmir Sejdiu|url=https://en.wikipedia.org/wiki/Fatmir_Sejdiu|website=en.wikipedia.org}}</ref> dhe kryeministrit z.[[Hashim Thaçi]]<ref>{{cito uebin|last1=Thaçi|first1=Hashim|title=Hashim Thaçi|url=https://en.wikipedia.org/wiki/Hashim_Tha%C3%A7i|website=en.wikipedia.org}}</ref> marker të zi permanent për ta nënshkruar, e përcjellur nga 150.000 njerëz të cilët merrnin pjesë në manifestimet e mbajtura më 17 Shkurt 2008.
[[Skeda:Newborn1.jpg|thumb|right|250px|Monumenti Newborn në 10 vjetorin e pavarësisë së republikës së Kosovës]]
 
Me dimensionet 3.0m(lartësi); me 24m(gjatësi); dhe me 0.9m(trashësi), arrinë peshën 9 ton. ''Newborn'' është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. U punua për 10 ditë pa ndalë; ditë e natë.
“[[Newborn]]” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë pë ta përshkruar datlindjen e një shteti të ri. Konotacioni i saj positiv, lehtësia për t’u kuptuar nga të gjithë, dhe potenciali i saj për të paraqitur Kosovën si një shtet të ri bashkëkohor dhe trendi. Ngjyra e verdhë është zgjedhur për t’u kombinuar me banderolat ngjyrë të kaltër si dhe me sloganet përkrahëse që përfaqësojnë edhe flamurin e ri të Kosovës, po ashtu edhe ngjyrat e flamurit të [[BE]]-së. Sipas ''New Kosova Report'' , sloganet përkrahëse të cilat u përdorën gjatë promovimit ishin: “NEW life is BORN”, “NEW hope is BORN”, “NEW future is BORN” dhe “NEW country is BORN”, të gjitha të shkruara me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.