[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 13:
 
=== Etapat e gjumit me LJSHS ===
EEG-të e trurit tregojnë se ka katër etapa të veçanta të gjumit me LJSHS. Nganjëherë këto etapa quhen në mënyrë përmbledhëse gjumi me valë të ngadalëshme ose gjumi klasik,meqë kjo është ideja klasike për atë qka është gjumi.Kur biem të flemë qdo natë ne kalojmë nëpër secilën nga të katër etapat e gjumit me LJSHS para se të kalojmë në gjumin me LSHS.Etapat e gjumit me LJSHS quhen etapat 1,2,3 dhe 4.
'''Etapa 1''' është kalimi nga shtendosja te gjumi i plotë. Personi që fle është në përgjumje dhe mund të ketë imazhe pamore që ngjanë më tepër me halucinacionet sesa me ëndrrat me syhapur.Ai mund të zgjohet me lehtësi dhe mund të ndikohet nga nxitës të ambientit të jashtëm si p,sh një telefon që tingëllon.
EEG-ja e '''Etapës 2''' përmban po ashtu aktivitet “theta” dhe karakterizohet nga boshte gjumi,që janë shpërthime të shkurtra valësh prej 12-14 Hc.Etapa 2 përmban gjithashtu komplekse –K.Ne kalojmë rreth 50% të gjumit tonë në Etapën 2.
'''Etapa 3''' është një etapë kalimtare nga Etapa 2 te Etapa 4 në të cilën kalojmë rreth 10% të gjumit
tonë.EEG-ja e Etapës 3 mund të përmbajë ende boshte gjumi,por gjithashtu fillon të shfaqë
aktivitet delta,që ka një frekuencë prej 1-3 Hc.
EEG-ja e '''Etapës 4''',e quajtur shpesh gjumë i thellë,përbëhet në masë 50% nga aktivitet delta.Ne kalojmë afërsisht 15% të gjumit tonë në Etapën 4.
Kur na zë gjumi ,ne kalojmë nëpër etapat e ndryshme të LJSHS drejt gjumit gjithnjë më të thellë.
Karakteristika të caktuara janë të zakonshme në gjumin me LJSHS.Sytë mund të lëvizin ngadalë nga njëra anë te tjetra.Ritmi i zemrës ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet pak.Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt .Në përgjithësi mungon tensioni muskular dhe njeriu që fle është i palëvizshëm.Po ta shihnim njeriun në gjumë me LJSHS,do të arrinim në përfundim se ai po pushon në qetësi.
<ref>{{cite book|last1=Pettijohn|first1=Terry|title=Psikologjia|date=1996|publisher=Shtëpia botuese LILO|location=Tiranë|page=162}}</ref>
 
===Gjumi me LSHS ===