Mati Logoreci: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 24:
Punoi çirak në shoqërinë tregtare Parruca, e cila e dërgoi si llogaritar në Monfalkone afër Triestes.<ref>{{Cito web|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Historia e Letërsisë Shqiptare|date=1997|accessdate=12 mars 2018|publisher=Dukagjini|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|location=Tiranë-Pejë}}</ref> Ra në kontakt me shkrimet e me veprat e [[Jeronim de Rada|Jeronim de Radës]], [[Elena Gjika|Dora d’Istrias]], [[Zef Serembe|Serembe]]s, Stratigoit, Santorit; dhe të përkohshmet që botoheshin në Sofje, në Bukuresht, në Stamboll dhe me botimet e [[Vëllezërit Frashëri|vëllezërve Frashëri]], [[Pashko Vasa|Pashko Vasës]], [[Zef Jubani]]t.
 
Pasi punoi në Itali, shkoi për studime për pak kohë në Francë. Pas kthimit në Shqipëri, Ipeshkvi Andrea Logoreci, xhaxhai i Matisë, duke parë mungesën e mësuesve të gjuhës në atë zonë, dërgoi dy nipat e tij, Matinë e Pashkon në Prizren për t’i bërë mësues të gjuhës shqipe. Matinë e emëruan në Prizren, më 1 maj 1889, e Pashkon në Gjakovë.<ref name=":0" />
 
Në Prizren krijoi edhe familjen, duke u martuar më 24 shtator 1894 me një vajzë qyteti, Paulina (lindur më 03.01.1878) e bija e Tomës dhe Ndreshës. Ata lindën katër fëmijë: [[Kolë Logoreci|Kolën]], Gjonin, Martën dhe Shaqen.