Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e [[Çermenika|Çermenikës]].<ref name=":0" /> Mustafa Kruja në radhitjenletërkëmbimet e hulumtimeveveta pohon se në gurin e varrit të tijtë përcjellparit qëtë kjoToptanve familjenë rridhtekalanë ngae fshatiKrujës, Rahicëme datën e me ditë të shkruar, kumtonte se kish ardhur prej Rahice.<ref>{{Cite book|title=Kuvend letrash me miqtë|last=[[ÇermenikaMustafa Kruja|ÇermenikësKruja]].-Gjomarkaj-[[Zef Nekaj|Nekaj]]|first=|publisher=OMSCA-1|year=2012|isbn=978-9928-132-09-3|location=Tiranë|pages=120}}</ref> Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688<sup>?</sup>). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që sot është [[Muzeu Etnografik në Krujë|Muzeu Etnografik]]. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha<ref name=":0" />. Më 1812 Kapllan pashë Toptani shpallet në Krujë haptas partizan i Ali pashë Tepelenës e kundra Mustafa pashë Bushatit<ref>Kruja M., ''Shkrime historike,'' Tiranë: Omsca-1, 2011, fq. 378. ISBN 978-9928-132-00-0</ref>.
Fuqinë e mëvonshme të Toptanve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej [[Bargjinollët|Tiranës-Bankës]], i cili nuk la pasardhës meshkuj. Kësodore u mënjanuan pasardhësit e [[Sylejman Pashë Bargjini|Sulejman pashës]] nga [[Mullet (Petrelë)|Mulleti]], që ishin njëherazi edhe aleatë të [[Bushatllinjtë|Bushatllinjve]] në [[Sanxhaku i Shkodrës|sanxhak]].<ref name=":0">Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>