[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
s'po kuptuake zhberesi Udha, kjo eshte gjendja ne te cilen do te rrije
Etiketa: Undo
vNo edit summary
Rreshti 4:
Në vitet 1920 - 1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926 - 1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe të dytën e të tretën në [[Gjuha serbokroate|gjuhën serbo-kroate]] në shehër të [[Dibra|Dibrës]].
 
Në vitet 1940 - 1941 internohet nga jugosllavët në Vranë dhe Shkup. Në vitet 1941 - 1942 qëndroi në [[Peshkopia|Peshkopi]] e [[Rrethi i Matit|Mat]]. Në qershor të 1942 është komandant i një çete në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]]. Në vitet 1943 - 1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 - 1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946 - 1948 qe ministër pa portofol.
 
Më 1948 - 1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 - 1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953 - 1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966 - 1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial.