[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime teknike duke përdorur AWB
v Mungesa e informates gjatë dekadave në vijim në postin e kryeredaktorit !
 
Rreshti 10:
Në vitet e ’60 programi në gjuhën shqipe kishte edhe redaktorin e parë, Talat Avçen, kurse në vitin 1967 u emërua edhe kryeredaktori i parë, Murteza Peza, kështu që programi fitoi një fizionomi të re meqë emisioni informativ ishte i veçantë. Në ndërkohë u formuan edhe redaksi të tjera si ajo e kulturës, arsimit, ekonomisë, transmeohej emisioni për fshatin dhe filloi emetimi i radio-dramave një herë në javë.
 
Pas Talat Avçes dhe Murteza Pezës, gjatë dekadave në vijim në postin e kryeredaktorit erdhën Muamer Vishko, Xhelal Lushi ,Rrahim Ganiu, Rufki Kiki, Ferid Fejzullahu, Anton Sereqi, Mahi Nesimi, Haki Mustafa, Besnik Mehmeti dhe Reshat Kamberi.
 
Në vitet e ’80 në radio Shkup punohej në përpilimin e skemës së re ku do të dilnin në pah shprehjet e shumëllojshme të gazetarisë. Filluan emisionet kontaktive, emisionet informative ditore dhe ato javore. Në këtë periudhë gjithashtu u ndërmorrën disa hapa për pasurimin e fonotekës ku inçizoheshin shumë aktivitete të shoqërive kulturoro-artistike të asaj kohe si dhe huazim i emisioneve muzikore nga radio-televizioni i atëhershëm i Prishtinës. Gjatë komunizmit, Radio Shkupi, si dhe shumë institucione të tjera shqiptare , përjetuan fazën më të rëndë të diferencimit aq sa edhe i’u ndërrua emri duke i’u referuar vetëm toponimi në maqedonisht, Radio Skopje. Gjatë periudhës së regjimit komunist shumë të punësuar në radion tonë përjetuan momente kritike ku kishte edhe përjashtime nga puna.