Dallime mes rishikimeve të "Ymer Shkreli"

3.044 bytes added ,  4 vjet më parë
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.6.38) dhe riktheu rishikimin 1735165 nga Drin Duka1
(gkohmtfigh,tijfmgjihmtfjmgjiht)
(Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.6.38) dhe riktheu rishikimin 1735165 nga Drin Duka1)
'''Ymer Shkreli'''<ref name="Ymer Shkreli">[http://ymer.shkreli.net]</ref> lindi në vitin [[1945]] në Shkrel të [[Rugova|Rugovë]]s. Është shkrimtar shqiptar, dramaturg, prozator, poet, radio-dramaturg dhe skenarist filmash. Është një ndër shkrimtarët më të njohur shqiptarë.
 
== Biografia ==
Ymer Shkreli lindi në Shkrel të Rugovës më 1945. Shkollën Fillore ai e kreu në Haxhaj, shkollën normale në Prishtinë. Pak kohë punoi si mësues në Rugovë. Studioi Gjuhë e letërsi në Prishtinë. Shkroi një numër të madh romanesh, dramash e poezish për të rritur.
 
Ishte redaktor i Rilindjes për fëmijë dhe momentalisht jeton në Zvicër.
 
== Botime ==
Dramat:
„Alter Ego”, monodramë, botoi revista „Fjala” nr 9 / 1969, Prishtinë
„Hotel Kashta”, komedi, realizoi Teatri Popullor, 1975, Prishtinë
„Trilogji ilire”, (tri drama: Pirrua, Teuta, Genci), botoi „Rilindja”, 1977, Prishtinë
„Kërrasin sorrat mbi qytet”, botoi revista „Jehona” nr. 4 - 5 / 1978, Shkup
„Meshari”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 5 - 6 / 1978 dhe 1 - 2 / 1979, Prishtinë
„Shthurja”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 2 / 1982, Prishtinë
„Zeka i Zi udhëton për në Babilon”, botoi „Rilindja”, 1984, Prishtinë
„Teatri plak”, (katër drama: No Pasaran, Roja e shiut, Nëna shkon në parajsë, Teatri i vogël i Deli Ukës), botoi „Rilindja”, 1987, Prishtinë
„Trilogjia e re”, (tri drama: Ulpiana 516, Shpend Sokoli i Sokol Shpendit, Paradoksi), botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë
„Heronjtë e kombit”, farsë, Teatri „Dodona”, 1993, Prishtinë
„Shqiptari me duar në xhepa”, monodramë, realizoi SHTF „AKT”, 1997, Prishtinë
„Prometheu”, monodramë, realizoi Arnelproduction, 2012, Tetovë
 
Romanet:
„Vjeshta e vdekur”, në vazhdime në „Flaka e vëllazërimit”, 1971, Shkup
„Njeriu në bisht”, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë
„Vdekja në ajër të pastër”, botoi „Rilindja”, 1976, Prishtinë
„Bima e dreqit”, tregime, botoi „Rilindja”, 1981, Prishtinë
„Pikëpjekja”, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë
„Rapsodi kosovare”, (katër romane: Kali i Trojës, Heroi në gjumë, Shpendkeqja, Zeka i Zi), botoi „Rilindja”, 1986, Prishtinë
„Doracak për tjetër botë”, botoi „Jeta e Re”, nr. 4 - 5 - 6 / 1986, Prishtinë
„Ura e xhehnemit”, botoi „Rilindja”, 1989, Prishtinë
„Azgal”, botoi „Rilindja”, 1993, Prishtinë
 
Poezitë:
„Kthema pranverën time”, poezi, botoi „Rilindja”, 1972, Prishtinë
„Princi i Bjeshkëve të Nemura”, poemë, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë
„Bali Katravella”, roman humoristik, botoi „Rilindja”, 1978, PrisPrishtinë
„Ditari i Lec Pazhecit”, poezi, botoi „Rilindja”, 1979, Prishtinë
„Poezi të zgjedhura”, lektyrë shkollore, botoi Enti i teksteve, 1983/1999/2003/2012/..., Prishtinë
„Lec Pazheci: Autobiografia”, ditar humoristik, botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë
 
Radiodrama:
„Bute Bardhi”, Radio Prishtina, 1975
„Lulja e këputur”, Radio Prishtina, 1978
„Rrushja e Rexhës në fund të livadhit”, Radio Prishtina, 1979
„Ekzodus”, Radio Prishtina, 1979
„Rexha i Lokës në grazhd të kalit”, Radio Prishtina, 1980
„Lulja e ndryshkur”, Radio Prishtina, 1982
„Kurtha për një pikë lot”, Radio Prishtina, 1987