'''Dauti''' ose '''Davudi''' ([[Arabishtja|arab]]. داود ''Dāwūd'') është [[Të dërguarit në Islam|i dërguar]] i [[Allahu]]t dhe mbret i mbretërisë së Izraelitë. Ai ishte djali i Ejsha dhe rridhte nga familja e Jehodhas, djalit të Jakubit. Ai është një prej profetëve i cili i'u zbrit libri, siç thuhet në Kur'an : Dhe DavuditDaudit i dhamë Zeburin (Nisa 4:163). DavuditDaudit e kishte një zë të bukur, kur thuhet se askush nuk e ka pasur zërin më të bukur se ai. Sa herë që ulej dhe lexonte nga libri i shenjtë, dëgjohej jehona e maleve që e shoqëronte zërin e DavuditDaudit. Kurse zogjtë i qëndronin sipër duke dëgjuar leximin e Zeburit.
== Transmetime kuranore ==
=== Mbretëria ===
Në kohën e DavuditDaudit, mbretëria dhe pushteti politikë u konsoliduan si asnjëherë tjetër. Gjatë gjithë kohës hebrenjtë kanë vuajtur, pasi pushteti politik ishte i përçarë dhe plot probleme. Përveç që ishte profet i [[Allahu|Zotit]], Davudi ishte po ashtu mbret dhe gjykatës i drejtë. Zoti e kishte pajisur me intuitë dhe urtësi, të cilat i mundësonin gjykime racionale dhe të drejta. Lidhur me gjykimet e tij racionale, ekzistojnë shumë raste të cilat e dëshmojnë këtë. Një ndër këto është dhe ajo që përmendet në Kuranin famëlartë. DavudiDaudi kishte një pallat në të cilin lutej, i përgjërohej dhe adhuronte Zotin. Në këtë pallat nuk hynte askush përveç tij. Një natë, teksa kishte mbyllur dyert e pallatit dhe adhuronte Zotin, dy persona kishin arritur t'i kalojnë muret e pallatit dhe i hynë brenda. Në një transmetim tjetër, thuhet se ata ishin dy melekë në formë njeriu, të cilët kishin ardhur të vënë në provë DavudiDaudi. "A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij? Kur hynë te DavudiDaudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”. (Njëri prej tyre tha:) "Ky është vëllai im.
=== DavudiDvudi vret Xhalutin ===
Sipas muslimanëve, Xhaluti u përballë me disa ushtarë të Talutit dhe njerëzit kishin frikë. DavudiDaudi me besim të fortë ndaj Allahut, e morri llastiqen dhe shkoi për t'u përballur me Xhalutin. Ai e goditi atë me shpejtësi në kokë dhe para se Xhaluti ta tërheq shpatën, ra në tokë. Siç thuhet në Kuran :
Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e DavudiDaudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (DavuditDaudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit (Bekare 2:251).
=== Mburoja e DavuditDaudit ===
Islami beson që Zoti ja mësoi DavuditDaudit se si ta bëj një mburojë. Në Kur'an thuhet se ''hekuri ishte bërë i butë për të''. Zoti thotë në Kur'an :
nte për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
Ne i patëm dhënë DavuditDaudit dhuratë të madhe nga ana e jonë : O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të ! Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e DavuditDaudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni. (Sebe' 34:10-11)
=== Kujtimi i Zotit ===
DavudiDaudi ishte i fuqishëm mjaft për ta mposhtur Xhalutin në rininë e tij. Shumë dijetarë thojnë se DavudiDaudi gjatë lutjeve e këndonte me një zë të bukur. Po ashtu Zoti e lavdëron DavudinDaudin në Kur'an :
Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin tonë DavudinDaudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes.
Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar. (Saad 38:17-19)
== Libri i DavuditDaudit ==
Zeburi ishte libër i shenjtë i DavuditDaudit i cili u zbrit prej Zotit. Siç ju zbrit [[Musa]]it Teurati (Torah), Isait i'u zbrit Inxhili (Gospel),[[Muhamedi]]t i'u zbrit Kur'ani. Në Biblën e hebrenjve, Zeburi njihet si Psalms. Fjala ''Zebur'' është fjala arabe i cili është ekuivalent me fjalë hebrenj ''Zimra'' që do të thotë ''muzikë/këngë''. Pasi që DavudiDaudi kishte zë aq të bukur.
== Rëndësia e DavuditDaudit ==
Zoti e përmend DavudinDaudin së bashku me profetët tjerë, si për shembull: ''Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam DavudinDaudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësat'' (En'am 6:84).
{{Profetët në Kuran}}
|