[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 23:
Për shkak të mosparaqitjes së të vëllezërve në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene]], familja merr katandinë dhe u vendosën së pari në [[Tirana|Tiranë]] e më pas në [[Durrësi|Durrës]]. Lazri riosh nis punë tek restoranti i vëllait të madh, Prenkës. Më 1931 u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi.<ref name=":0" /> Më 1930 - 1931 nisi të nxënit në shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës. Më 1931 iu akordua nga ministri i Arsimit [[Hilë Mosi]] bursë për në gjimnazin e Shkodrës deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona”,<ref name=":1" /> në shoqërinë e nxënësve kosovarë [[Emin Duraku]], [[Hajdar Dushi]] dhe [[Haki Taha]] e ''grupit përparimtar'' me [[Qemal Stafa|Qemal Stafën]], [[Xhemal Broja]] e [[Arshi Pipa]], bën pjesë në celulat e para komuniste të [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupit Komunist të Shkodrës]].<ref name=":2">{{Cito web|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/04/lazer-radi-kontributi-i-pavleresuar-i-nje-publicisti-te-talentuar/|title=Kontributi i pavlerësuar i një publicisti të talentuar|date=4 tetor 2015|accessdate=5 prill 2018|website=gazeta-shqip.com|publisher=Shqip|last=Sulika|first=Erilda}}</ref><ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|authorlink=Kastriot Dervishi|publisher=55|year=2016|isbn=9789928106384|location=Tiranë|pages=147-149}}</ref> Verën e vitit 1936 shkoi në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra dhe u njoh me poetin [[Migjeni]].
 
Më 1937 iu akordua një bursë shtetërore dhe më 1938 nisi vitin e parë akademik për Jurisprudencë në Universitetin "La Sapienza" në Romë, i ndihur nga [[Musine Kokalari]] përcilatgjetur ibanesën përfundoie parë. Më 1942. Uu diplomua me 110/110 në Filozofinë e së drejtës dhe u ftua si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. Por u kthye më 1942 në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës.
 
Në dhjetorin e 1943 u martua me Vitore Vushmaqin. Më 1944 mori liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët që kishin shtënë në dorë kryeqytetin shqiptar. Lista që përshkruante veçoritë e të arrestuarve politikë nga Komanda e lagjes Laprakë për komandën e qarkut u përpilua nga [[Arben Puto]].<ref name=":4">{{Cite book|title=Arben Puto spiunon Lazër Radin, i cili u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar: gjyqi special 1945|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=[[Standard (gazetë)|Standard]]. - Nr. 2168|year=13 shkurt 2012|isbn=|location=Tiranë|pages=10-11}}</ref> U gjykua në prill të 1945 në [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]], ku u dënua me 30 vjet burgim për përfshirjen e tij në politikë me anë të publicistikës. Më 1944 - 1954 vijoi odisenë e pafund burgjeve,<ref name=":1" /> ku ndau qelinë edhe me [[Petro Marko|Petro Markon]], [[Jusuf Vrioni|Jusuf Vrionin]] dhe [[Andrea Varfi|Andrea Varfin]];<ref name=":3">{{Cito web|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Historia e Letërisë Shqiptare|date=1997|accessdate=5 prill 2018|website=elsie.de|publisher=Dukagjini|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|publication-place=Tiranë-Pejë}}</ref> më 1952 u arrestua edhe e shoqja pas ngjarjeve të bombës tek ambasada sovjetike, u dënua me dhjetë vite burg dhe punë të detyruar.<ref name=":4" /> Më 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në kampin e intelektualëve, në Kuç të Kurveleshit deri më 1958. 1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë. Në vitet 1958-1962 u internua në kampet e Shtyllasit, Radostinës, Gradishtës dhe Çermës. Më 1959 u lindi fëmija i dytë dhe më 1963 i treti. Në vitet 1962-1990 u internua në kampin e Savrës. Punoi si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes, dizenjator dhe punëtor krahu në bujqesi. Më 1976 doli në pension pleqërie. 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi.