[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 47:
 
===Kukësi i Ri ===
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident [[Havzi Nela]]. Diktatura komuniste ishte tepër e ashpër në Kukës, duke shtypur çdo mendim të lirë me burgosje e përndjekje për çdo atdhetar, e duke diskriminuar me direktiva të posaçme popullatën që kishte prejardhje nga Gjakova. [[Skeda:Heqja e trarit të Kalimashit.jpg|parapamje|Djegia e kioskave të pagesës dhe thyerja e trarit në Rrugën e Kombit, Kalimash, Kukës, nga qytetarë të Kukësit dhe qytetarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. ]]Më 5 janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me [[Tiranë]]n.
 
Në fund të marsit 2018, qeveria e kryesuar nga Edi Rama, fillon zbatimin e dhënies së Rrugës së Kombit me konçesion, duke vënë taksa deri në 22,5 euro për një kalim. Më 31 mars 2018 shpërthen revolta, ku me mijëra kuksianë e gjithashtu shqiptarë të ardhur nga qytete të tjera e nga Republika e Kosovës, protestojnë kundra trarit të vendosur në Kalimash. Policia ndërhyn me dhunë por merr kundërpërgjigje nga protestuesit. Protestuesit djegin kabinat e trarit dhe hapin rrugën për automjetet. Po atë ditë, qeveria Rama dërgon 60 autoblinda e qindra forca policore të armatosura në Kukës, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të pashpallur e duke rrëmbyer me dhunë nga shtëpitë e tyre 23 qytetarë të Kukësit.
===Kriza e marsit 2018===
Qeveria Rama jep në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion, në një aferë të dyshimtë e me një kontratë me elemente antikushtetues e të mbushur me gabime. Çmimet variojnë nga 5€-22,5€ për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.
[[Skeda:Heqja e trarit të Kalimashit.jpg|parapamje|Djegia e kioskave të pagesës dhe thyerja e trarit në Rrugën e Kombit, Kalimash, Kukës, nga qytetarë të Kukësit dhe qytetarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. ]]
Më 27 mars, kuksianët paralajmërojnë një protestë masive më datë 31 mars 2018. Ndërkohë, më 28 mars, 150 kamionë nga Republika e Kosovës protestojnë duke bërë rrugën bosh deri në Kukës e kthehen përsëri në Doganën e Morinit. Më 31 mars, gati gjysma e popullsisë së qytetit të Kukësit, plus qindra të tjerë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, tubohen për protestën e paralajmëruar. Kur afrohen te trari i pagesës në Kalimash, policia i qëllon me gaz lotsjellës dhe rrah me shkopa gome 5 të moshuar që ishin në krye të protestuesve. [[Skeda:Kalimash, Kukës, 2018.jpg|parapamje|Thyerja e trarit të Kalimashit, Kukës, 31 mars 2018]]
Kjo solli reagimin e turmës, e cila qëlloi me gurë forcat e policisë, theu barrikadën e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pagesës, si dhe hoqi trarët. Protestuesit u larguan për në Kukës pasi iu dha fjala nga policia që nuk do të arrestohen. Me urdhër të kryeministrit Rama, në Kukës dërgohen rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra policë të armatosur, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të paligjshëm, e duke rrëmbyer në orën 3 të mëngjesit 23 kuksianë nga shtëpitë e tyre. Gjyqi i tyre bëhet në Tiranë më 4 prill 2018, duke fallsifikuar edhe raportet e arrestimit dhe nën bllokimit e gjysmës së Tiranës nga mijëra forca policore që shumë tiranasve u kujtoi gjyqet e regjimit komunist para viteve '90. 12 kuksianë lihen të lirë me detyrim paraqitje ndërsa 11 prej tyre dënohen me burg.
 
 
== Gjeografia ==