Andon Zako Çajupi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
+
vNo edit summary
Rreshti 24:
 
== Vepra ==
[[Skeda:Patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipt homazhe në varrin e Andon Zako Çajupit në Kajro.png|parapamje|250x250px|Patriotë të kolonisë [[Shqiptarët në Egjipt|shqiptare në Egjipt]] homazhe në varrin e [[Andon Zako Çajupi|Andon Zako Çajupit]] në Kajro në 21 vjetorin e vdekjes (11 korrik 1930-11 korrik 1951).Në këtë përkujtim veprimtari i shquar për çështjen kombëtare shqiptare,patrioti lushnjar [[Qerim Haxhiu]] mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e [[Andon Zako Çajupi|Andon Zako Çajupit]].]]
Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin "[[Baba Tomorri]]", një nga veprat më të shquara të letërsisë së [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]]. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur [[Përrallë nga e kaluara]]. Vjersha e gjatë "[[Baba Tomori]]", me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç'jemi? .... Ku kemi lerë?, Vaj etj, në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, shqiptar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe Shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën ''Baba Musa Lakuriq'', që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa.