[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{New unreviewed article|source=KujdestariArtikujve|date=maj 2014}}
 
'''Sotimi''' (nga frëngjishtja "saute," që fjalë për fjalë do të thotë "të hedhësh, të kërcesh" duke iu referuar kavërdisjes gjatë gatimit) është një metodë [[gatimi]] në të cilën [[ushqimi]] gatuhet mbi një sasi të vogël [[vaji]] ose [[Yndyra|yndyre]], në një [[Tigani|tigan]] të cekët dhe mbi zjarr relativisht të lartë.<ref>[http://culinaryarts.about.com/od/dryheatcooking/a/sauteing.htm About], ''All About Sauteing, Dry Heat Cooking With Pan''</ref> Për të përshpejtuar gatimin, përbërësit që sotohen zakonisht priten në copa ose feta të holla. Mënyra kryesore e kalimit të nxehtësisë gjatë sotimit është ajo e përcjelljes nga tigani në ushqimin që do të gatuhet. Produktit sotohet derisa të marrë ngjyrë kafe, duke u përpjekur njëkohësisht për t'i ruajtur sa më shumë teksturën, lagështinë, [[Aroma|aromat]] dhe [[Shija|shijet]]. Në rastin e [[mishi|mishit]] të viçit, të [[Pula (shpend)|pulës]] ose të [[Peshku|peshkut]], soteja përfundohet duke i shkrirë yndyrën që mbetet në fund të tiganit, për t'u përdorur për salcën.