[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 116:
 
== Etimologjia ==
Shqiptarët dhe vendi i tyre Shqipëria, janë identifikuar prej shumë etnonimesh. Endonimi më i zakontë sot është "shqiptar", shumës "shqiptarë", kurse emri i vjetër i shqiptarëve ka qenë (tosk.) ''arbër,'' (geg.) ''arbën''. Mërgimtarët masiv në Itali që datojnë prej shekullit XIV, e quajnë veten ''arbëreshë.''<ref>{{Cite book|title=Politika e Gjuhës në Shqipërinë Socialiste|last=Pipa|first=Arshi|publisher=Princi|year=2010|origyear=1989|isbn=978-99956-732-4-6|location=Tiranë|pages=239}}</ref> Për [[Eqrem Çabej|Çabejn]] apelativi vjen me gjasë nga reduksioni i -''a''-së ose -''e''-së së patheksuar (nga apelativi i moçëm ''arban'' e ''arben'') u bë rregullisht ''arbën'', e toskërisht me rotacizëm ''arbër.''<ref>{{Cite book|title=Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes|last=Çabej|first=Eqrem|publisher=Çabej|year=2006|isbn=99927-33-72-1|location=Tiranë|pages=15}}</ref>
 
Duke qenë se Grekët nuk mund ta flasin shkronjën b, fjala "Arbenia" kthehet në "Arvania" kurse popullsinë e saj e quajtën "Arvanit". Otomanët gërmën "V" e këmbyen me 'N' dhe formuan fjalën 'Arnevit' ose 'Arnaut'.