[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
| Gjerësia = 42.309933
| Gjatësia = 19.808757
| Lartësia = 390-2067710
| Pozicioni =
}}
Rreshti 22:
==''Gjeografi''==
 
Fshati '''Abat''' është një n'dër më të vjetrit në Shqipërin e Veriut, i vëndosur në luginën e mrekullueshme të Shalës në Dukagjin të rrethit Shkodër. Shtrihet në anën e djathtë të lumit të Shalës në lindje, me një lartësi 390që fillon nga 368-2067 m mbi nivelin e detit ''(Kisha e Abatit është 710 m, mbi nivelin e detit)'' dhe ndodhet në një distance 92me 89.9 km larg nga qytetiqëndra e qytetit i Shkodërs.
 
Abati kufizohet me fshatrat, [[Nicaj-Shalë]] në Jug, me [[Breg-Lumi]] në Perëndim, me [[Lekaj (Shkodër)|Lekaj]] e Qetë në Veri dhe me qafën e N'dërmajes e [[Pecaj (Komuna Shalë)|Pecaj]] në Lindje.
Rreshti 28:
==''Histori''==
 
'''Abati''' sipas traditës, dokumenteve arkivore dhe gojdhënës popullore thuhet se, ka qënë qëndra e parë e tanë Shalës. Nga të dhënat e mbledhura nga Etnografi zt. Rrok Zojzi në vitin 1956-të dhe Studjuesi i zonës zt. Luigj Shyti në librin Dukagjini ''(rrugëtim në gjenezë)'' faqe 376, mësojmë se vëlla i madh i Pecnikës ishin Mëkshajt (me qëndër në Abat), ku kishin Bajrakun (flamurin) e dhënë nga Peja, ''(në atë kohë ishte; Sanxhaku i Dukagjinit me qëndër në [[Pejë]]).'' Me kalimin e Dukagjinit në Sanxhakun e Shkodërs, Bajraktar u emëruan Pecajt, siç duket rreth viteve 1850-të, ishte [[Mark Lula]] ai që mori këtë post për këtë vllazni nga Veziri i Shkodërs. Kur erdhën banorët e sotëm, këtu gjetën Lopçin, Kopratin dhe Zhgobën, por që me vonë këta u spostuan dhe u larguan me shtimin e popullsisë të banorëve të rinjë.
 
Abati ka n'gjarjet e veta historike, që rrallë herë përsëriten në jetë dhe ajo ishte data [[28 Nëntori]]t 1912-të, ku [[Mehmet Shpendi]] me të marrë veshë lajmin për [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris]] nga [[Ismail Qemali]] në Vlorë, së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas, me krenari ngritën Flamurin Kombëtar, duke zgjedhur si vëndin më të përshtatshëm për këtë ngjarje të madhe historike, logun e Kuvëndit të burrave të Shalës, në Abat. ''(Revista Hylli i Dritës, [[Shkodër]] 1942, nr. 5 fq. 252).''
 
 
Rreshti 40:
Kisha e Shalës në Abat e ([[Gjoni i Kryqit|Shën Gjonit]]), është kisha më e vjetër dhe më e madhja në Dukagjin, kisha e Abatit, (e krye murgut), qëndra e Benediktinëve.
 
Albanologu dhe Diplomati Austro-Hungarez [[Theodor Anton Ippen]] tek ''(Shqipëria e Vjetër)'' shkruan; "Në fshatin Abat afër përroit gjindet një manastir i cili ishte një abaci benediktine, dhe prej kësaj abacie mori fshati të njëjtin emër" që ka sot. Si fshat përmëndet që në vitin 1485-së, por duke u bazuar në faktin se kisha e Shalës (Abat) përmendet kohë më përpara, dhe k'jo sipas regjistrave të vjetër të Kishës, ''(Hylli i Dritës Nr. 9-10, Shkodër 1941, fq. 371-377).''
 
Fshati Abat del si emër, në defterin e regjistrit të Sanxhakut të Shkodërs, ashtu si emrat e fshatrave të tjerë; si [[Pulti (krahinë)|Pulti]], [[Kiri]], Mavriqi, Bobi, [[Thethi]] (Fusha), [[Brashtë]], etj
Rreshti 64:
[[Skeda:Kullat Piniqi Mëkshaj.jpg|thumb|300px|Kullat Piniqi (Mëkshaj).]]
 
Fshati '''Abat''' është i pasur me një bimësi të larmishme dhe pemë frutore të n'dryshme, këtu rriten që nga Molla, Dardha, Ftoni, Gështenja, Arra, Lajthia, Kumbulla, Mani, Qershi, Rrush (i variateteve të n'dryshëm) e deri tek Fiku që kërkon klimë të butë. Abati ka gjithashtu burime të shumta ujore, siç janë; gurrat e kristalta të Abatit, sheu i Abati, gurrat e Pletkave, vada e Kokolikve; kroni i Gjelosh Ndokës, kroni i Delis, kroni i Fratit ''(i Kishës)'', kroni i Martin Vatës, kroni i Gjon Nikës, kroni i Gjon Balës, etj.
Në fshatin Abat, ashtu si edhe në fshatrat e tjerë të Dukagjinit, fshatarët kryesisht e mbështetsin jetesën e tyne tek prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale, por me ardhjen e demokracis, ka fillue të lulëzojë turizmi malor Veror, me turista vëndas e të huaj, dhe k'jo falë bukuris të mrekullueshme natyrore që i ka falë zoti.
Abatin mundemi ta quejm me plot gojë, ''"Bjeshkë dhe Vrri".''