[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Faqja u zëvendësua me ''''Hoti''' mund t'i drejtohet: * Hoti (fis), një fis i Shqipërisë Veriore i shpërndarë nga krahina e Malësisë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe deri në...'
Etiketa: Zëvendësuar
Rreshti 1:
'''Hoti''' mund t'i drejtohet:
[[Skeda:Han'i Hotit.png|thumb|Vendndodhja gjeografike]]
* [[Hoti (fis)]], një fis i Shqipërisë Veriore i shpërndarë nga krahina e Malësisë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe deri në Kosovë.
'''Hoti''' është zonë bjeshkore e [[Malësia e Madhe|Malësisë së Madhe]] në pjesën veriore të trojeve shqiptare dhe tani ndodhet nën administrimin e [[Mali i Zi|Malit të Zi]]. Hoti, një ndër pesë malet e Malësisë së Madhe, është ndër më të vjetrit, por edhe ndër më të rëndësishmit e kësaj treve. Emërtimin e parë në dokumente të vjetra e gjejmë në vitin 1414 me "Certi Hocti" (disa hoten), çfarë tregon për një popullsi jo të madhe të këtij Mali.
* [[Hoti (mbiemër)]], një mbiemër shqiptar me prejardhje nga fisi i Hotit, i përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.
Malet më të njohura në këtë zonë janë, Bukoviqi dhe Cemeri. Objekt fetarë më i rëndësishëm është kisha në Brigje të Hotit.
* Hoti, krahinë në Pakistan.
 
[[Kategoria:ShqipëriKthjellime]]
==Historia==
Në të kaluarën ilire kjo zonë ishte e pjesë e "Maleve të Labeatëve" (mons labeatis). Me pushtimet romake bie nën administrimin e vendasve (në varësi romake). Shënohen edhe rebelët me Balshaj rreth fillimeve të shek. XV (Balshajt ishin kryezotët feudalë, që mblidhnin detyrime e taksa).
Me [[1415]], këta "rebelë" gjetën strehim pranë Venedikasve në [[Shkodra|Shkodër]], ku u ndihmuan edhe me të holla. Në vitin [[1416]] shënohet se një Andrea "Otto" (Andrea i tetë) emrohet kapiteni i vetëm i maleve, e se kjo i dhurohej e gjitha Venecias, meqense hotjanët ishin prishur përfundimisht me Balshajt. Në vitin 1417 gjinden emërtime të ndryshme si "Otto" ose "De Hottis". Në arkivat e ish-shtetit të Venecias, flitet për luftë guerilase kundër princërve të Balshajve në vitet [[1416]]-[[1417]], si dhe popullimi i Hotit afër territoreve të sotëm që përkon me vitin [[1426]], në mes [[Mali Veleçikut|malit Veleçikut]] e Liqenit. Në vitin [[1455]] përsëri deklarohet besnikëria ndaj Venecias, së bashku me komunitetet e Zetës së lartë (superiore) me inisiativën e [[Stefano Cernei]]. Me [[1474]], Hoti del si Mal në vehte me një kryetar, emrua pastaj Vojvodë, i cili është në bashkëpunim me Venecien. Pak më vonë, ka një emigrim në Sicili, ku përkon me pushtimin turk, ndoshta për t'u shpëtuar reprezaljeve. Edhe sot në Sicili (Itali) gjinden radhë mbiemra Hoti.
 
Me [[1479]] kur sulltan ishte [[Muhamedi II]] ([[1451]]-[[1481]]) Perandoria Osmane e pushton malësinë dhe nga kjo zonë formon [[nahija|nahien]] e Hotit. Nën pushtimin osmanë popullsia e prirë nga feudalët zhvillojnë disa kryengritje e luftëra ndër vitet: [[1565]]-[[1575]], [[1596]], [[1601]], [[1609]], [[1610]]-[[1612|12]], [[1624]], [[1638]], [[1652]]-[[1653|53]], [[1668]]-[[1669|69]] ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869<ref name=malsia >[http://malesia.org/histori/malesia.html Amza:malesia.org]</ref>. Ripopullimi i Hotit është bërë pas vitit 1500, si vit shënohet viti 1520 ku Geg Lazri, i biri i Lazër Keqit, i ardhur nga Bosnja (natyrisht tokë dikur ilire që flisnin shqip) u vendos në mes dy njerëzve vendas që gjeti në Hot. Familja e Geg Lazrit u shtua aq shumë, sa shumica e popullsisë së Hotit kanë për trung Gegë Lazrin. Ndërsa autoktonët, dy banorët që u gjetën në vitin 1520 gjinden në Locnikaj (Locaj) e Koje, ku në vitin [[1911]] numronin 12 shtëpi, që martoheshin me Hotin Tjetër, ndërsa Hoti në mes vehtes jo.
(Duhet sqaruar se Lazër Keqi pati edhe tre djem të tjerë, Piper Lazri, Vaso Lazri, Krasni Lazri, nga ku kanë origjinën fiset e Piperit dhe Vasojeviqit, të sllavizuar tani, ndërsa Krasniqja e sotme rrjedh nga Krasni Lazri (shqiptare, por i myslimanizuar.)
Në vitin 1610, 1614 shënohet se Hotët kishin 212 shtëpi me 600 burra të aftë për armë. Me 1635 - 220 shtëpi me 1100 frymë. Emërtimin Hot e gjejmë edhe në dokumentet e viteve 1671, 1688, 1689, e të gjithë katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj pushtimit osman. Vetëm në dokumente të shekullit të 19-të gjen pak familje, që kishin kaluar në fenë islame (shpesh kjo vetëm për t'i shpëtuar reprezaljeve osmane, madje kishin dy emra në qeveri mysliman, e shoqëri katolik).
Pikërisht në shekullin e 19-të u arrit përfaqësimi i interesave të fisit pranë Ibrahim Bushatit, viziri i Shkodrës. Titullin bylykbash e kishte një person me emrin Hasan Aga, 30 vjet, më pas nipi i tij e humbet këtë titull, si rezultat i një rebelimi të kotë.
Me 1881 Hoti numronte 405 shtëpi me 2500 banorë, të përqëndruar kryesisht në shtatë fshatra dhe me sipërfaqe 120 km2, ndërsa në një dokument të vitit 1897 shënohen 500 shtëpi me 4500 banorë. Po në dokumentet e vitit [[1897]] shënohet se Hoti është i ndarë në dy bajraqe (flamuj): [[Bajraku i Hotit]] ose Rapshës, [[Bajraku i Traboinit]], ose Kusha e Traboinit, që i përkisnin dy famullive të Rapshës dhe Brigjes së Traboinit.
Në kuvend të krejt Hotit, kishin kuvendin e Rapshës, dhe bajraktari nr. 1 ishte ai i Rapshës, Deli Meta (shënuar në një dokument të vitit 1918), e i Traboinit ishte bajraktar nga familja Smajl Mustafa, por kryesori ishte një Deli Meta. Gjithashtu, Hoti në përfaqësimin e tij ligjor në Xhibalin e Shkodrës kishte vetëm një përfaqësues (bylykbash). Lufta e Hotit për liri e identitet nuk ka të sosur ndër shekuj si me dreqnit e stepave të Rusisë, shkjetë e Malit të Zi e Serbisë, ku viti 1878 është kulmi i saj, ku vetëm lufta këmbëngulëse e hotjanëve (edhe me malësorë të tjerë) bëri që vendimi i Kongresit të Berlinit të mbesë në letër për të mos i aneksuar Malit të Zi krahinat e Tuzit, Plavës e Gucisë. Ndërsa me pushtuesit anadollakë, kulmore mbet lufta e 1911, e cila me 6 prill të këtij viti çoi në ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Deçiç, pas 500 vjet robërie otomane. [[Figura:Karti od Sanstefan i Berlinski kongres 1878.jpg|thumb|Ndarja sipas traktatit të Shën Stefanit]]
Vlen për tu sqaruar se për kuvende të përbashkëta hotjanët kishin edhe [[Kisha Brigjes|Kishën e Brigjes]] (S. Giovanni Decollato). Festa kryesore e Hotit është Shën Gjoni (Shnjoni). Por mbas të gjitha këtyre, vjen viti i zi 1913, kur Fuqitë e Mëdha, në Shqipërinë e Malësinë e Madhe e bashkë me këto edhe Hotin, ku mjerisht kjo dhuratë ju bë shkjeve të Ballkanit, Malit të Zi. Kjo ndarje nuk ishte vetëm territoriale, ajo ndau mbi të gjitha fise, familje e shtëpi, doke e zakone, e fatkeqësisht edhe sot kjo ndarje në Europën e Re quhet Tabu. Gjithsesi, hotjanët emigruan e migruan, por kudo që ata jetojnë, rrezatojnë jo vetëm shqiptari, por mbi të gjitha mall për vendin e tyre, çfarë do të thotë, t'i dalin për zot kudo e kurdo. Hoti i mbetur mbas 1913, është pjesë e komunës Kastrat e ata me krenari kujtojnë vargjet lapidarë të poetit kombëtar patër [[Gjergj Fishta]]:
 
A po i sheh ti njata burra,
 
Që kah brigja nëpër curra,
 
Tue hecë natën, porsi bisha,
 
Jan tuj ngjitun drejt kah kisha,
 
Ata janë po krenët e Hotit,
 
Që me u lidhë duan me besë të Zotit,
 
Për me i lanun nder Malësisë.
 
Në vitet e fundit të shkatërrimit të perandorisë Osmane, e ndante në mes vija e re kufitare e propozuar nga italianët, e që në histori është e njohur si [[vija e Kortit]]. Sipas kësaj vije pjesa veriore duhej të i takonte Malit të Zi ndërsa pjesa jugore të mbetej edhe më tutje pjesë [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipnisë]] (nën administrimin e perandorisë Osmane). Për këtë qëllim, krerët e Hotit, të [[Gruda|Grudës]], të [[Kelmendi]]t e të [[Kastrati]]t më 1 mars 1880 miratuan një peticion drejtuar Fuqive të Mëdha, në të cilin deklaronin se do të rrëmbenin armët për të mbrojtur trojet e tyre. Fuqitë e Mëdha të kohës, në atë kohë i konsideronin si lojëra politike të Portës së Lartë<ref>[http://listserv.acsu.buffalo.edu/cgi-bin/wa?A2=ind9605a&L=albanian&P=1910 Copa nga Rilindja 11 shkurt 1995] JUSUF BUXHOVI:SPEKULLIMI ME BISMARKUN</ref> kundërshtimet shqiptare dhe nuk i merrnin parasysh. Si rezultat i këtyre tre faktorëve d.m.th pakënaqësia e shqiptarëve, ambicionet e Malit të Zi dhe mendje lehtësia e Fuqive të Mëdha, vije deri tek shndërrimi i kësaj krahine në një arenë lufte. Kjo arenë e luftës në historinë shqiptare është e njohur si pjesë historisë së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]] e quajtur [[Veprime Ushtarake të Lidhjes së Prizrenit#Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës|Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës]].
 
Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vendoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afër [[Shën Gjergji]]t. Për të realizuar këtë mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në Itali) dhe profesor [[Gjergj Pekmezi]] (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e një çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit. Të nesërmen malësorët sulmojnë kaushët ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj. Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.<ref name=malsia />
 
Gjatë kësaj kohe nga kjo krahinë dalin emra të njohur në historinë e përgjithshme shqiptare si dhe shprehja "''Pushka e Hotit ndihma e Zotit''".
 
Duke folur per bajraqet dhe bajraktaret, ne kete artikull, nder te tjera thuhet se bajraktari i Traboinit ishte nga familja Nishi. Nuk eshte e vertete.
 
Hoti fillimisht, ishte nje bajrak ne veti, ashtu sikurse edhe Malet tjera.
Nevizoj: Mal, Fis, dhe Bajrak, jane koncepte te ndryshme.
Mbase Hoti u rrit pernga numri i shtepive dhe konsideruar ketu edhe gjeografine e tij, ketij Mali i ndahet edhe nje bajrak- Bajraku i Traboinit. Edhe sot kemi bajraktare te njesive vendore, por qe ne terminologjine shqipe quhet Kryetar te Bashkesive Lokale (keshtu quhen ne Mal te Zi). Te sotmit nuk jane me te drejte trashigimi (fatmiresisht), por vetem me mandat te perjetshem (fatkeqsisht).
 
Megjithese Traboini tashme u ba nje bajrak- nje njesi vendore ( politike turke me qellim te shkatrrimit te unitetit fisnor), ne kuader te Malit te Hotit, perfaqesimin e ketij fisi-Mali e kishte ekskluzivisht bajraktari i Hotit, i cili kishte primatin e tere fisit dhe njekohesisht vinte nga vellau me i vjeter, nga Rapsha.Ai ishte nga Dera e Cunmulajve.
Nderkaq, bajraktari i Traboinit zgjedhet nga vellaznia Gojcaj, i cili ishte Smajl Mustafa, (Smajl Mustafe Uci), nga Helmica e Traboinit. Pse quhej keshtu, ishte e njejta arsye edhe e "smajlave" tjere, qe duheshin gjete menyren per te kenaqe nje minimum te Sulltanit, kurse nga ana tjeter ruanin plotesisht traditen e deriatehershme.
Pse e braktisi bajraktari Malin e Hotit dhe iku ne Prizren?
 
Njefare Preke Zeke Dushaj, nga i njejti fshat, kishte prere lidhjen telefonike turke dhe me kete ngjarje e kishte njoftuar bajraktarin ne bese. Autoritetet osmane ne kerkim te autorit rrahen e torturuan popullaten vendase ne menyren me te keqe. Bajraktari u kishte thene se nuk din asgje per kete pune. Torturat vazhdonin. Nje dite Preke Zeka shkon ne kishe te Traboinit per te rrefyer mekatet (sipas rregullit) dhe nder te tjera, ia tregon fratit se e kishte pre telin, ne shenje te pendimit duke ndje dhembjen per torturat qe u beheshin banoreve vendas. Mire, mbaroi rrefimi.
Frati, ne perpjekje per te ndaluar torturat e metejme, e raporton Preke Zeken tek autoritetet osmane. Dhe, menjehere e gjejne dhe e arrestojne. Bajraktari, duke qene i vetedijshem se cka e pret edhe ate vet, arratiset pa adrese dhe me vone kuptohet se vendoset ne Prizren, ku do te jetoje deri ne vdekje. Pasardhesit e tij ne Prizren, sot mbajne mbiemerin Bajraktari. I biri i tij…Gjon Bajraktari (i ndjere). Dega tjeter me e aferme bajraktarit jane Familja Ucaj qe jetojne ne Hot te Ri- Shkoder.
Nderkaq, Preke Zeka internohet ne Diyarbakir (Anadolli) dhe prej atehere nuk dihet fati i tij. Sot, pasardhes te Preke Zekes jetojne ne Shqiperi.
Keshtu e di une kete ngjarje.
 
Gjokë Gojçaj
 
== Personalitete të njohura ==
 
* Anaro Hoti - rreth 1476, i njohur për bashkëpunim me Vendikun dhe Ballshajt
* [[Dedë Gjo Luli]] - bajraktar i Hotit, udhëheqës i Revoltës së Malcís s'Madhe
* [[Palok Traboini]] - djali që pruri flamurin që u ngrit në majen Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.
 
==Burimi i të dhënave==
<references />
 
[[Kategoria:Malësia e Madhe]]
[[Kategoria:Shqipëri]]
[[Kategoria:Mali i Zi]]
[[Kategoria:Komunitetet Shqiptare në Mal të Zi]]