Beteja e Qafës së Agrit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
Ajo u zhvillua nga data 10 deri me 24 korrik 1910-të n'dërmjet 400-500 luftëtarëve të Malësisë së [[Dukagjini]]t dhe të [[Nikaj e Mertur]]it të udhëhequr nga prijësat popullorë legjendar [[Mehmet Shpendi]], Prël Tuli e Marash Delia, kundër një ushtrie me më shumë se 3,000 trupave Osmane të Shefqet Turgut Pashës.
Për të mos lejuar futjen e forcave turke në krahinën e tyre, malësorët organizuan mbrojtje gjatë kreshtës malore të Dukagjinit, prej qafës së Valbonës nga qafa e Ndërmajës e deri në Malet e Toplanës në rreth 25 km dhe në lartësitë 1500–2500 m. Nyja kryesore e mbrojtjes u bë Qafa e Agrit në pjesën jugore të Kreshtës.
 
Lutëtarët nga Abati, Pecajt, Nicaj-Shalë, Lekaj, Vuksanaj dhe Pjolla ruajtën me vëndosmëri qafën e Ndërmajës. Luftëtarët e Gimajve, Nënmavrqit, Breg-Lumit, Lotajt dhe Planit n’zunë pritë në qafën e Agrit ''(të ndihmuem ma vonë nga luftëtarë të tjerë nga Abati dhe Pecajt)''. Luftëtarët e Shoshit me të tjerë dolën në jug-lindje të qafës së Agrit. Luftëtarët e Thethit ruanin qafën e Pejës dhe të Valbonës, ndërsa luftëtarët e Toplanës dhe të Dushmanit ruanin qafën e Stërziqes deri në brigjet e lumit Drin. Fronti i luftës ishte i gjërë, rreth 10-12 km.
 
Për 14-të ditë e netë me rradhë, në Qafën e Agrit, Mehmet Shpendi me trimat e malësis së Dukagjinit arritën të thyenin me turp dhe ti kthenin prapa forcat pushtuese Turke, të pajisura me armatimet ma moderne të kohës, të cilat operonin nën komandën e gjeneralit famëkeq dhe me të ashpër Otoman të asaj kohe, Shefqet Turgut Pasha.