Pulti (krahinë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
heqje e materialit te referencuar, rishkrim
Rreshti 1:
'''Pulti''' ka qenë një krahinë historike përgjatë [[Mesjeta|Mesjetës]] e viseve mbi [[Drini|lumin Drin]].
==Gjeografia==
 
==Historia dhe emërtimi ==
'''Krahina e Pultit''' gjeografikisht sot përmblidhet: Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
Në kohën bizantine quhej ''Polathoi'' (gr. ''Πόλαθοι'') treva malore me një gjerësi të madhe gjatë rrugës [[Shkodra|Shkodër]]-[[Prizreni|Prizren]] dhe në veri përgjatë lumit Drin. Në shënimet e një ipeshkvi, më 877 quhej ''Pulatoni'' (''ὁ Πόλαθων''). Në [[Gjuha serbe|serbisht]] ''Pilot'' më 1198, [[Gjuha latine|latinisht]] ''Polatum, Li Paliti'' tek [[Gjon Muzaka|Muzaka]] më 1510. Pulti i sotëm është një mbetje shumë e vogël e kësaj krahine të dyfishtë:<ref name=":1">{{Cite book|title=Serbët dhe shqiptarët|last=Shuflaj|first=Milan|authorlink=Milan Šufflay|publisher=Toena|year=2004|origyear=1925|isbn=99927-1-854-4|location=Tiranë|pages=39|trans_title=Srbi i Arbanasi|translator=Hasan Çipuri}}</ref>
 
=== Pulti i Sipërm ===
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në [[Plava|Plavë]], në Lindje deri në kufi me [[Prizreni]]n dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me [[Lezha|Lezhën]], dhe në Përëndim, perfshi luginen e [[Cemi]]t.
Në shek. XIV, më 1348, me Pultin e Epërm shkonin fshatrat Shikla dhe Kruimada në juglindje të Prizrenit. Qendra shpirtërore e këtushme ishte manastiri i Benediktinëve ''S. Paulus Polatensis,'' Shën Pali i Pultit.
 
=== Pulti i Poshtëm ===
==Emri dhe Etnografia ==
Kësaj nënkrahine i përkiste fshati i madh [[Kopliku|Kupelnik]] në lindje të liqenit të Shkodrës,<ref name=":1" /> Kalldrunin, Lohen<ref>[http://www.shkoder.net/al/kmsh_ds_shenime.htm#IV Kryeipeshkvia Metropolitane - Shkoder.net<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>, fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të [[Puka|Pukës]] dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël.
 
== Referencat ==
Emri i kësaj zone na shfaqet në burimet bizantine që në vitin 877, me emrin “Pulatum”. Në këtë zonë banonte një popullsi e vjetër, e cila jetonte nëpër luginat e thella të zonës, e cila kujtohet sot nga gojëdhanat, toponimet e ndryshme, nga mbeturina popullsie që e mbajnë vedin të rrjedhur nga kjo shtresë e lashtë. Në mesjetë (shekujt e 10-të deri të 12-të) në këtë zonë u dynd një popullsi blegtorësh nomadë të ardhur nga viset e veriut, e kryesisht nga zona e Bosnjës jugore (fiset e Kelmendit, Hotit, Shkrelit, Kastratit dhe të Grudës, etj).
Kjo verifikohet edhe faktin se, këto vise janë të vetmet në [[Shqipëria|Shqipëri]] (Shqipërinë zyrtare), të cilët trashiguan ciklet e rapsodisë së Gjeto Basho Mujit dhe të kreshnikëve të tjerë, që janë zhvilluar në zonën e [[Bosnja dhe Hercegovina|Bosnjës]] në shekujt e 6-të deri të 10-të, në luftën kundër shkieve (sllavëve).
Fakte të tjera që keto fise janë të ardhura janë: jeta e tyre nomade (deri para 2-3 shekujsh), tradita krejt të vëçanta nga çdo krahinë tjetër e vendit, toponime nga zonat nga kanë ardhur, etj.
Mbi sistemin fisnorë, i cili mbeshtetej në lidhjen e gjakut ndërmjet njerëzve (fisi), lindi sistemi i ri me lidhje territoriale ndërmjet njerëzve. U formuan grupime të reja populsie, të cilat nuk quheshin më fise, por male. Dhe e gjithë popullsia e Malësisë u nda në 12 male: , [[Triepshi]], [[Pipri]], [[Kuçi]], [[Vasojeviçi]], [[Kelmendi]], [[Hoti]], [[Gruda]], [[Shkrel]]i, [[Kastrati]], [[Krasniqja]], [[Gashi]] dhe [[Bytyçi]].
Nga ky ekuilibër i ri, banorët e filluan të shkonin drejt një përqëndrimi ekonomiko-shoqëror, politik dhe kulturorë, i cili u shpreh edhe me një emër të përbashkët pasi i gjithë vendi u quajt “Malësi” dhe banorët “malësorë”, pra u zëvendësue emertimi Pulat (Pult), por ky emërtim nuk u zhduk por kaloi si emertim për një nenzonë të [[Rrethi i Malësisë së Madhe|Malësisë]].
 
Megjithëse emri “Malësi” është një emër i përveçëm që i jepet një vetëm krahinës së njohur në gjeografi me emrin “[[Bjeshkët e Nemuna|Alpe]]” dhe në asnjë vënd tjetër , edhe pse janë vende malore si [[Luma]], etj. Kjo shpjegohet se emri ‘Malësi” nuk është një emër gjeografik që ka kuptimin fizik të disa maleve, por është një emër me kuptim etnografik, ku fjala “mal” ka kuptimin e një grupi njerëzish dhe fjala “Malësi” ka kuptimin e disa grupeve të tilla njerëzish.
Kjo zonë kishtë një unitet ekonomiko-shoqërorë, i cili shprehet tek Kanuni i Maleve (i cili është i ndryshëm nga Kanuni i Lek Dukagjinit). Drejtimi politik kryhej nga kuvendi i pleqëve të maleve (12 pleq, nga 1 për çdo mal).
 
Ndërmjet Malësisë dhe [[Dukagjini]]t ka pasur ndikime të ndërsjellta. Fiset e Gashit dhe të Bytyçit kaluan lumin e Tropojës dhe u vëndosën në deri afër lumit të Skatinës, në territorin e Dukagjinit, duke e shtrirë ndikimin e Malësisë deri në atë lum, kurse fisi i Thaçit kaloi lumin Drin dhe u vendos në zonën e Dukagjinit (në Pukë ), por humbi lidhjet me Malësinë dhe u bë pjesë e Dukagjinit. Grupe malësorësh zbritën e populluan fushat e Mbishkodrës, duke i bërë pjesë të Malësisë, ndonse ato janë zona fushore. Edhe nga zona e Dukagjinit ka pasur dyndje të popullsisë drejt Malësisë, të cilat kanë qënë të shumta, por më e madhja ndodhi pas thyerjes që pësuan dukagjinasit nga turqit në shekullin e 17-të, ku siç thamë :
Dy grupime u drejtuan për në Malësi, në territore të ndryshyshme.
Grupi i parë u vendos në luginën e lumit të Nikajve, në [[Tropojë]] dhe formoj fisin e sotëm të Mërturit.
Grupi i dytë i përbërë nga dy vllazni u vëndos në luginën e lumit të Shalës dhe formuan fiset e [[Shala|Shalës]] dhe të [[Shoshi]]t. Pak më vonë erdhi edhe një grup tjetër i përbërë nga Gimajt, dhe u vëndos në zonën e Shalës.
 
Vendosja e kësaj popullsie u bë në mënyrë paqësore dhe pa luftë, ka mundësi se shkaku pse nuk u bë luftë ishte për arsye se të dy palët ishin luftëtarë kundër armikut të përbashkët, “pushtusi osman”.
Banorët e rinjë sollën traditat dhe zakonet e tyre dhe emrin Dukagjin, dhe mes të tjerave sollën edhe kanunin e Lek Dukagjinit. Kjo popullsi nuk u shkri me popullsinë malësore vëndase por, ruajti traditat dhe zakonet e veta dhe formoj një krahinë etnografike në vete, në zemër të Malësisë, duke e ndarë atë në dy pjesë: 9 male në perëndim, të cilat u quajtën Malësia e Madhe dhe 3 male në lindje, të cilat u quajtën Malësia e Vogël (Malësia e Gjakovës).
 
Disa albanolog të huaj (Reinboldi, Hani, etj) të cilët nuk u thelluan në fenomenin e zhvillimit të ngjarjeve, nuk morën me mënd se si mund të ishte Malësia e Madhe larg asaj të Voglës dhe me një krahinë tjetër etnografike në mes të tyre, prandaj emrin Malësi e Vogël e vune mbi Dukagjinin, duke bashkuar Malësinë e Madhe me Malësinë e Vogël (Dukagjinin). Me këtë bënë një gabim të madh. Popullsia e Dukagjinit i ruajti traditat e veta, nuk e quan vëndin e tij “Malësi”dhe veten “malësor”. Prandaj vëndosja e emertimit “Malësi e Vogël” mbi Dukagjin është krej arbitrare.
 
Dukagjini i Ri që është në mes të Malësisë i ruajti shumë traditat dhe zakonet e veta, por ra edhe nën ndikimin e Malësisë, gjë që u shfaq në marrjen e disa dokeve dhe zakoneve në kulturë materiale si: tipin e ndërtesave, në veshje, etj, në kulturën artistike si: marrja e lahutës dhe e eposit të Kreshnikëve. Por Dukagjini i Ri ushtroj edhe vetë një ndikim shumë të madh mbi zonat përreth të Malësisë, saqë zona e Pultit (Pulti i sotëm) ra plotësisht nën ndikimin e Dukagjinit dhe ndonse popullsia është tjetër, Pulti u bë pjesë e Dukagjinit, kurse Toplana, Temali dhe Nikajt ranë pjesërisht nën ndikimin e Dukagjinit.
 
==Pak Histori ==
 
Ndërmjet të ardhurve dhe vëndasve për disa kohë kishte harmoni të plotë, pasi vendasit shfrytëzuan sheshet e ulta dhe brigjet e lumenjëve për bujqësi, kurse të ardhurit shfrytëzuan kullotat e larta për blegtori. Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit osman, solli pasoja edhe për ata edhe pse këta pushtues nuk arritën ti pushtonin, ata patën një ndikim shumë të madh mbi jetën e tyre, sepse ata pushtuan pjesët e poshtme, fushat, pra kullotat dimërore, gjë që u keqësoi shumë gjëndjen ekonomike dhe e bëri popullsinë e zonës që të jetonte në kushte gjysëm nomade dhe të merrej me një fare bujqesie (kopshtari).<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4230&page=6 Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri - Faqja 6 - Forumi Shqiptar<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>
 
Me keqësimin e gjendjes së jetesës filloi edhe lufta midis vëndasve dhe të ardhurve (shekujt e 15-të dhe të 17-të), për kullota më të shumta dhe më të mira, etj. Të ardhurit ishin më të organizuar dhe arritën ose ti asimilonin ose ti detyronin vendasit që të largoheshin për në lindje ([[Kosova|Kosovë]]) ose për në perëndim ([[Shkodra|Shkodër]]). Njëkohsisht filluan edhe përpjekjet në mes tyre për të siguruar çdo fis kullota më të mëdha dhe më të mira. Lufta midis fiseve për zotrim kullotash vazhdoi deri në shekullin e 19-të.
 
Kushtet e reja të jëtës së ngulur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të banorve të zonës.
Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi (Dakaj), Plani, [[Kiri]], Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret (Në vitin 2007, ne fshatin [[Theth]], është zbuluar një vendbanim i kohës se Bronxit, ndoshta dhe 3,000 vjet para l. s'Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë. Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i [[Pulti i poshtëm|Poshtëm]], ose Pulatum Minorum (Inferior), herët me qendër në [[Shurdhahu|Sarda]]. Pulti i Madh, ose i [[Pulti i sipërm|Epërm]], ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në [[Peja|Pejë]], në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin. Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve. Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase. Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotme.
 
==Shih edhe këtë==
 
[[Dukagjini]], [[Abat]], [[Thethi]], [[Kiri]], [[Nikaj e Mertur]], [[Djelmnia e Shalës]], [[Beteja e Qafës së Agrit]], [[Shtatë Shaljant]], [[Mehmet Shpendi]], [[Vat Gjeloshi]], [[Marash Delia]], [[Ndrek Luca]].
 
== Burimet ==
{{ref}}