Rrethi i Matit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Qendrat kryesore te fortikfikuara. Kostumet popullore ne Mat. Gastronomia matjane.
Rreshti 10:
=== Gjurmë të kulturës Ilire ===
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqipërisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire”. Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave. Në vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gërmuan edhe 35 tuma të tjerë ilire ku pjesa më e madhe e tyre i përket periudhës së parë të hekurit Në vitin 1971-1984 u zbuluan e u gërmuan dhe 18 tuma të tjera duke çuar numrin e tumave në 53. Kultura e tumave e varreve në Mat përfshin periudhat e bronxit të mesëm e deri në shekujt e parë të erës sonë. Përveç studimeve të kodërvarreve janë studiuar dhe disa vendbanime shpellore që ndodhen në veri të fshatit Bruç si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Këputës, Pëllumbave dhe Nezirit. Gërmimet e ndryshme arkeologjike kanë zbuluar gjurmë material që nga periudha e paleolitit të mesëm, në neolit e më pas. Ato hedhin dritë mbi ritet , doket e ilirëve, e arbërve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre në kala në qyteza në mënyrën e ndërtimit të tuneleve, varreve, ritit të varrimit etj... Në tumat e Matit janë gjetur me shumicë objekte zbukurimi të cilat, në të shumtën e rasteve janë prej bronxi, por janë gjetur edhe objekte prej ari siç janë dy temthorë spiralike. Këto objekte janë fibula të permasave të ndryshme të njohura në Ballkanin jugor dhe në Iliri që nga fundi i epokës së bronxit si dhe fibula të tjera. Janë gjetur armë dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharë i quajtur ”Sica”, përkrenarë ilire, pafta bronxi të shekullit VI-V p.e.r. Një grup të larmishëm përbëjnë stolitë e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varëset, byzylykët dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitë janë përpuanuar nga mjeshtrat vëndas, pirustët, të cilët banonin në luginën e Matit, Mirditës, Pukës që kishin për zanat shkrirjen e përpunimit të metaleve.
 
'''<big>Qendrat kryesore të fortifikuara</big>'''
 
Si qendra të fortifikuara me mure rrethuese e kala njihen : Qyteti i Varoshit(Stelushi), Guri i Bardhe(Petralba), Xibri, Cëruja, Bruçi, Shkopeti Komsia etj. Vëndbanimet e fortifikuara lindën kur shoqëria Ilire arriti një stad më të zhvilluar të saj. Vendbanimet e fortifikuara kanë një shpërndarje përreth luginës.
 
'''''<big><u>Kalaja e Xibrit:</u></big>'''''
 
Ndodhet pranë fshatit Xibër të Matit, e ndërtuar në lartësinë e malit të Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenë një qytezë e pakalueshme nga tri anët, ndërsa nga ana e fshatit Xibër vëndi ulet me pjerrësi të butë drejt lagjes Splej të Xibrit. Kjo kala ndodhet në afërsi të Gurit të Bardhë, ku mendohet se më vonë banorët janë tranferuar nga Xibri në Gur të Bardhë, mbasi keto dy kala kanë në mes rrugën e rëndësishme Dibër-Gur i Bardhë-Durrës. Për rëndësinë, rolin, lashtësinë dhe vazhdimësinë e kalasë së Xibrit jepen shumë të dhëna me interes për trevat e Matit. Së pari tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të ri që jep Prokopi i Cezarese si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin e VI-të e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron. Së dyti: Në mbishkrimin e kishës së Rubikut(1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendrën e tij e kishte në Cmibri domethënë në Xibër Emri Cmibër mund të ketë kuptim sërish, apo siç thonë fshatarët e asaj ane Cipër-Xibër sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipër fshatit. Sidoqoftë pritet në të Kalaja e Cërujës Ndodhet në fshatin Cëruje në rrëzë të malit Balgjaj që kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhë e Bejn. Renojat e kalasë thërriten nga banorët ”kalaja e Skënderbeut”. Kjo kala ndodhet në rrugën kryesore që shkonte nga Petralba në Stellush dhe mbyllte atë drejtim. Mendohet se është rindertuar në kohën e Skënderbeut dhe bashkë me kalatë e tjera në Mat, përbënte kompleksin fortifikues kundër ushtrisë osmane.
 
'''''<big><u>Kalaja e Shkopetit:</u></big>'''''
 
Ndodhet mbi tunelin e sotëm në Shkopet, mbi digën e hidrocentralit. Duke u nisur nga thyerja e terrenit nuk të shkon mëndja se pikërisht aty ka qenë një kala e vjetër ilire që mbyllte grykën e Shkopetit. Në kala akoma nuk janë bërë studime të kualifikuara përveç disa kërkimeve individuale.
 
'''''<big><u>Kalaja e Bruçit:</u></big>'''''
 
Ndodhet në perendim të fshatit Prell e në veri të fshatit Bruç ndodhen vendbanimet ilire të lashta të Blazit, Nezirit, Këputës. Aty ku bashkohen dy përrenjtë e Blazit e të Valit që janë degë të lumit Urakë, është vendi ku ka qenë ngritur një kala e quajtur nga fshatarët “Qyteza e Skënderbeut”. Vendi është i gjetur që vetëm nga një drejtim mund të futesh ashtu si dhe në kalatë e tjera të ndërtuara në atë kohë. Ky drejtim pasi fortifikohej me murë lihej vetëm një derë kryesore. Muret në kala duken mirë dhe janë dukshëm të gjata dhë të gjëra.
 
'''''<big><u>Kalaja e Gurit të Bardhë (Petralba):</u></big>'''''
 
Ndodhet poshtë fshatit Guri i Bardhë dhe përmbi fshatin Fshat dhe është një kreshtë malore me lartësi 778. Barleti per këtë kala thotë “Ky është një qytet në Mat i ndërtuar në majë të një mali, por që si trembet megjithatë, përveç urisë, asnjë fuqie armike. Kalaja e Gurit të Bardhë bashkë me atë të Skënderbeut në Varosh, kanë qenë dy qytetet kryesore të Gjon Kastriotit dhe nuk dihet për lashtësinë e tyre pasi edhe gërmime në rrënojat rreth e qark nuk janë bërë. Kjo kala nuk është larg nga ajo e Xibrit dhe ka ndonjë mendim se pas rrenimit të kalasë së Xibrit mund të jetë ngritur kalaja e Gurit të Bardhë. Të dyja këto objekte, fortifikata të rëndësishme, ishin në rrëzë të rrugës kryesore Dibër-Qafë Murrizë-Durrës Qyteza e Gurit të bardhë paraqiste interes të madh në kohën e principatës së Kastriotëve dhe për nga rëndësia vinte e dyta pas Stellushit. Populli thotë se në këtë qytezë mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se këtu ka lindur Skënderbeu. Barleti thotë “në kalanë e Gurit të Bardhë kalonte verën e vjeshtën e shoqja e Skënderbeut. Në fund të shekullit të 15 dhe fillimi i shekullit të 16 , Guri i Bardhë vinte pas Shkodrës që kishte 282 shtëpi, Prizreni 557, Kruja 128, Gjirokastra 302, ndërsa qytetet më të zhvilluara si Elbasani, Berati nuk i kalonin 100 shtëpitë.
 
'''''<big><u>Kalaja e Skënderbeut në Varosh-Stellushi:</u></big>'''''
 
Ndodhet në skajin verilindor të luginës së Matit afër fshatit Viq, kufi me fshatrat Shëlli, Vinjallë dhe Qafëmurrë. Në dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorët vendas përreth kalasë e quajnë Varosh ndërsa shkembin ku ka qenë e ndërtuar kalaja e quajnë Kalaja e Skënderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet përreth përbëjnë një qytet të lashtë dhe, janë kryer punime studimore nga një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga arkeologu i shquar Skënder Anamali i cili ka bërë dhe publikimin e këtyre studimeve. Vërtetohet se nga gjysma e parë e mijëvjeçarit të fundit para erës së re, këtu ka patur një vendbanim të lashtë ilir. Ekzistenca e qytetit që sipas gojëdhënave ishte mjaft i madh, tregon për lashtësinë e kalasë dhe tërë vendbanimit të fortifikuar. Qyteti i Varoshit në bazë të gojëdhënave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej që nga Pylla e Zezë e deri në fushën e Bunarit. Në anën lindore të këtij qyteti kishte pazarin dhe shumë vendbanime apo punishte për të cilat flasin toponimet e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murrës ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit të Varoshit Marin Barleti kur flet për Stelushin thotë ” Edhe ky qytet megjithëse nga madhësia me të drejtë nuk mund të lavdërohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shëndeti, me plot të drejtë mund ta çosh në qiell, është një mal në fushat e Matit, i lartë në mes të një lugine të bukur si të ishte vënë atje me qëllim. Vetë qafa e këtij mali, e rrethuar për bukuri me mure , formon këtë qytezë. Kjo kala luante një rol të rëndësishëm për mbrojtjen jo vetëm të luginës së Matit por të krejt territorit Mat-Tiranë-Krujë për të dalë në bregdet në Durrës. Pra ishte një fortifikatë strategjike për të ndaluar vërshimet e ushtrive pushtuese që vinin nga ana e lindjes. Këtë funskion kjo kala e kreu më së miri gjatë shumë periudhave por në veçanti gjatë kohës së Kastriotëve. Kalaja e Skënderbeut në Varosh ishte dhe qendër e rëndësishme nga kalonin shumë rrugë, gjurmë të cilave gjenden edhe sot në mjaft sektore të veçantë si në Viq, Mbasdeje, Gur Lurë etj. Arkeologu S.Anamali del në konkluzionet se – Kalaja e Skënderbeut ka qenë vendbanim ilir dhe ka patur vijushmeri banimi që në kohët e lashta. Në mesjetë në kohën e fuqizimit të bujarisë feudale vendase dhe dobësimit të Perandorisë Bizantine(shek,XIII-XIV) rreth kalasë u zhvillua një qytet mesjetar që u quajt nga otomanët Stellush dhe ka qenë selia e familjes së Kastriotëve.ardhmen të zbulohen mjaft të fshehta, vendbanime e kala.
 
=== Qendra e Arbërisë ===
Line 22 ⟶ 46:
=== Popullimi ===
Kërkimet më të reja arkeologjike, kanë zbuluar gjurmët materiale të popullimit të kësaj treve qysh nga periudha e palolitit të mesëm në neolit e më pas. Dëshmi për këtë janë studimet e bëra në Shpellat e Blazit në Bruç. Lugina e Matit del të ketë qenë e populluar vazhdimisht në periudhat historike. Në periudhën e hekurit dëshmohet nga kërkimet, sidomos nga inventari i gjetur në varret e asaj kohe, se kjo trevë banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustët. Pirustët i bënë ballë invazionit Romak për shume vite me rradhë deri në shekullin e dytë të erës sonë. Thuhet se pas pushtimit të Ilirisë qendrat e medha të banuara qytetare, sidomos në bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna në brendësi të vendit, në Luginat e banuara në thellësi të maleve siç ishte përshembull Lugina e Matit e vendbanimet malore në Mirditë, Pukë, Dibër e më në veri. Ketëj banorët vazhduan të flisnin gjuhen e tyre, respektonin hyjnitë e tyre dhe varrosnin të vdekurit sipas mënyrës së tyre të lashtë tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e fëmijëve, respektonin doket dhe zakonet e tyre. Defteri syret i Esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep të dhëna të përhershme për numërimin e popullsisë së Matit.
 
'''<big>Veshjet popullore ne Mat</big>'''
 
Në Shqipëri, Mati mund të jetë krahina më e pasur me veshje popullore. Sidomos veshjet e grave kanë një larmi të madhe, ku spikasin e kuqja e verdha por edhe e bardha. Etnologët kanë bërë një ndarje duke e patur ngjyrën si kriter dhe sipas tyre veshja e “bardhe” përbën kostumin e mbajtur nga gratë e besimit katolik ; dhe “veshja e zeze” që mbahej nga gratë e besimit musliman në fshatrat e  Luginës së Matit të epër, ku edhe ka ndodhur konvertimi në fenë islame.
 
Por mbi të gjitha shkëlqen ajo që quhet, '''“veshja matjane”''' tipike për këtë zonë, por që edhe ajo vetë brenda llojit të saj ka veçori specifike sipas zonave e fshatrave. Spikasin variantet e Prellit, Rranzave, Gurit të Bardhë, Gurrës, Xibrrit e Martaneshit. Veshja e burrave është pak a shumë e njëjtë në të gjithë rrethin, si tirq me xhamadanë. Më herët burrat mbanin dhe fustanellë në ceremoni.
 
Më pas veshja me tirq dhe fustanellë përdorej vetëm në raste festash kurse veshja e përditshme u bënë brekushet e zeza me xhamadan prej shajaku të bardhë, me gajtanë të zinj. Në dimër, përdorej dhe xhoke e zezë (xhulini apo xhulija). Mbi të gjitha veshja e Gurit të Bardhë paraqitet e ndryshme nga krahinat e tjera duke ruajtur disa elementë të qytetarisë së hershme. Rol në ruajtjen e kësaj veshje ka luajtur fakti që banorët e Gurit të Bardhë pothuajse nuk bënin fare martesa jashtë fshatit të tyre.
 
<big>'''Gastronomia matjane'''</big>
 
Tradita e guzhinës matjane si një zonë me bimësi dhe reliev kodrinore si dhe treva për të shfrytezuar në maksimum  ,blegtorinë, ka si gatim tradicional mishin e pjekur në disa variante si përshembull: në saç, në helle, në prush, etj. Një gatim tradicional perveç mishit të të imtave si delja, dhia dhe viçat është dhe mishi i pulës i cili gatuhet  në të gjithë zonen, shoqerohet me qullë ose me asortimente brumi si: makarona, oriz, jufka, pershesh i bërë me miell të ndryshem misri dhe gruri. Po me produktet e mishit te viçit, të të imtave por dhe të mishit të pulës behen gjellëra të ndryshme tradicionale si: Paça, mishi më leng, çorba etj
 
Te gjitha perimet e zones që bëhen në treven e Matit por dhe perreth qytetit janë bio dhe perdoren per gatime sallatërash te ndryshme per tryezat por edhe për gjellë vere si ushqim i lehtë, por edhe ëmbelsirat në trevën tonë kanë një origjinë të hershme të cilat bëhen në raste gezimi dhe hidhërimi si përshembull: peta me sheqer, hasude, bakllava, shendetlie, revani etj. Të gjitha keto ushqime shoqërohen me pije tradicionale si rakia dhe vera ku e gjithe zona dhe qyteti e kultivon rrushin më pas e fermenton dhe pas fermentimit e nxjerrë si produkt bio për servirje. Kjo është nje tradite e hershme.
 
== Gjeografia ==