Naim Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 17:
Naimi lindi në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref>{{Harvnb|Gawrych|2006|p=13}}</ref>
 
Në vendlindje bëri mësimet Naiim frashshshshshsherr uauauaua fillore dhe nisi të mësonte [[Gjuha osmane|turqishten osmane]], [[Gjuha arabe|Arabishten]] dhe [[Gjuha perse|Persishten]] në [[Teqeja e Frashërit|Teqenë e Frashërit]]. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, [[Abdyl Frashëri|Abdylin]], më 1865 familja u shpërngul në [[Janina|Janinë]], ku bashkë me vëllanë më të vogël [[Sami Frashëri|Samiun]], mbaroi gjimnazin grek "[[Zosimea]]" më 1869.<ref name=":0">Kastriot Bezati (2012), ''Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh'', [[Tirana observer]]. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.</ref>
 
Më 1871 shkoi në [[Stambolli|Stamboll]], ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në [[Saranda|Sarandë]]. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga [[reumatizma]], e shtrënguan të largohej nga [[Saranda]] dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e [[Baden (kthjellimin)|Badenit]] në [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorinë Austro-Hungareze]]. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (''ashari mydiri'') në [[Berati|Berat]]. Më 1882 rishkoi në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e ''Gramatikës'' së [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]]<ref name=":0" />. Pas arrestimit të vëllait Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|''Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip'']].<ref name=":1">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>