[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 23:
* '''''Një punë e vështirë, dhe delikate.'''''
 
'''Vat Gjeloshi''' ishte djali i vetëm i Gjelosh Ndokës, i mikut ma të mirë dhe kumari brezash me shtëpin e Mehmet Shpëndit. Vata duke qënë një burrë trim dhe i besës, ai kishte një detyrë rrezikëshme, ai ishte zgjedhur lajmëtari kryesor i Mehmet Shpëndit dhe i Djelmnis së Shalës, (''në atë kohë nuk kishte lajmërime të shkruera në letër, ato ishin vetëm gojore'') detyrë që ishte fisnike por edhe shumë e rrezikëshme.
 
Për këtë miqësi dhe shoqëri, këtu po përmëndim një të vërtet historike të kësaj dere të madhe. [[Mehmet Shpendi]] kishte zgjedh fjalë pakun e kësaj dere, por që fjala e tijë peshonte shumë randë, plakun e urtë Gjelosh Ndokën, për një punë të vështir dhe delikate, ''(marrë nga libri monografik "Mehmet Shpendi" i pari i [[Djelmnia e Shalës|Djelmnis së Shalës]], me autor Pal Doçi, faqe 42, pika 6-të).''
Rreshti 29:
…Patër Ciril Cani (''Shaljant e thërrisnin shkurt, Patër Deda''), famullitar te kisha e Shalës në [[Abat]], simbas gjaset dhe sipas porosive të eprorëve, ai mbante gjithnjë anën e autoriteteve të krenëve në shërbim të tijë. "Djelmnin e Shalës" nuk e kishte në sy të mirë, ai u mundua ta pëngonte në punën fisnike që kishte nisë, ai ishte mundue ti qiste shumë ngatërresa djelmnisë. Ai ishte i bindun se nuk duhet lejue, që në Malësi të përhapeshin ide të reja.
 
Mehmet Shpëndi pasi ishte k’thye në Shalë me gjithë ata Shaljan të liruem prej burgjeve famëkeqe të perandoris Osmane, kishte kuvëndue disa herë shtrue me Patër Dedën, por ai nuk luante prej vetes. Mbas do kohe, si e pa se me arsye nuk merrte vesh, mëndoi ti ndante ndrysh laknat me të, e për të zgjidhë këtë problem shumë delikat u drejtua për tek miku i tij '''"Gjelosh Ndoka"''' <ref>''Botuar në Librin monografik "Mehmet Shpendi" i pari Djelmnis së Shalës faqe 42, pika 6-të.'' </ref>,. Mehmet Shpëndi e kishte kuptu se vetëm Gjeloshi mund ta sillte në hulli fratin. Gjeloshi nuk uju kursye t'ia hynte asaj pune, n'donse atij mund ti kushtonte shumë shtrenjtë. Ai mbasi kishte kuvëndu një herë me fratin, një ditë e përgjoi rastin kur frati ishte fillikat vetëm në çelë, Gjeloshi këtë rradhë kuvëndon prerë me të, e mbasi nuk i pa vetes rrugë tjetër frati me dorë në ungjill e dha fjalën, që; ''pas asaj dite kurr nuk do të përzihej ma në punët e Flamurit e të Bajrakut, por vetëm do merret me sherbimet fetare .''
Megjithatë frati u ankua te krenët për fyemje, dhe për këtë u hap fjala, bijen kumont e Kishës dhe u mblodh tanë Shala në Kuvëndi (''për gjykim''). Mbas shumë dëgameshdëgmash (debatesh) tue pa se palët u pajtuan, Gjeloshin e dënojnë me gjobë, për fajin se i kishte bërtit fratit, me kaun e kularit (''në Malësi ky veprim kryhej për therori nderi'') të cilin ja vuri vetë thikën, e ku për veti mori kryet dhe lëkurën. Për këtë patër Cirili Cani (''pater Deda'') e pa të udhës vetëm me heshtë <ref>''Botuar në organin "Hylli i Dritës" nr. 3, faqe 119-122, Shkodër me 1920.''</ref>.
 
* '''''Ngritja e flamurit Kombëtar në [[Abat]].'''''