[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 30:
 
Mehmet Shpëndi pasi ishte k’thye në Shalë me gjithë ata Shaljan të liruem prej burgjeve famëkeqe të perandoris Osmane, kishte kuvëndue disa herë shtrue me Patër Dedën, por ai nuk luante prej vetes. Mbas do kohe, si e pa se me arsye nuk merrte vesh, mëndoi ti ndante ndrysh laknat me të, e për të zgjidhë këtë problem shumë delikat u drejtua për tek miku i tij '''"Gjelosh Ndoka"''' <ref>''Botuar në Librin monografik "Mehmet Shpendi" i pari Djelmnis së Shalës faqe 42, pika 6-të.'' </ref>. Mehmet Shpëndi e kishte kuptu se vetëm Gjeloshi mund ta sillte në hulli fratin. Gjeloshi nuk ju kursye t'ia hynte asaj pune, n'donse atij mund ti kushtonte shumë shtrenjtë. Ai mbasi kishte kuvëndu një herë me fratin, një ditë e përgjoi rastin kur frati ishte fillikat vetëm në çelë, Gjeloshi këtë rradhë kuvëndon prerë me të, e mbasi nuk i pa vetes rrugë tjetër frati me dorë në ungjill e dha fjalën, që; ''pas asaj dite kurr nuk do të përzihej ma në punët e Flamurit e të Bajrakut, por vetëm do merret me sherbimet fetare .''
Megjithatë frati u ankua te krenët për fyemje, dhe për këtë u hap fjala, bijen kumont e Kishës dhe u mblodh tanë Shala në Kuvëndi (''për gjykim''). Mbas shumë dëgmash (debatesh) tue pa se palët u pajtuan, Gjeloshin e dënojnë me gjobë, për fajin se i kishte bërtit fratit, me kaun e kularit (''në Malësi ky veprim kryhej për therori nderi'') të cilin ja vuri vetë thikën, e ku për veti mori kryet dhe lëkurën. Për këtë patër Cirili Cani (''(pater Deda)'') e pa të udhës vetëm me heshtë. <ref>''(Botuar në organin "[[Hylli i Dritës]]" nr. 3, faqe 119-122, Shkodër me 1920.)''</ref>.
 
* '''''Ngritja e flamurit Kombëtar në [[Abat]].'''''
 
'''Vat Gjeloshi''' ishte anëtar aktiv i "[[Djelmnia e Shalës|Djelmnis së Shalës]]", i kësaj force progresiste dhe opozitare në Shalë dhe Dukagjin gjithashtu. Shaljant pasi marrin vesh lajmin e gëzuem për [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris]] dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar nga [[Ismail Qemali]] në Vlorë, ishte data e [[28 Nëntori|28 Nëntor]]it 1912-të, ku Mehmet Shpendi së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas ngritën Flamurin Kombëtar, duke zgjedhur si vëndin më të përshtatshëm, logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në Abat, e një n'dër këta pjesmarrës padyshim do ishte edhe Vat Gjelosh Ndoka <ref>''Botuar në organin "[[Hylli i Dritës]]" Shkodër me 1942, nr. 5, faqe 252.''</ref>.
 
* '''''[[Kulla]] (Shtëpia) Muze e Vat Gjeloshit.'''''