Hape menynë kryesore

Changes

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në [[Bukuresht]] pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me [[Asdreni]]n, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun [[Mitrush Kuteli]]; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ''Shqipëri’ e re'', një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek ''Dielli ''i [[Boston]]it. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun [[Mihai Eminescu]].
 
Verën e vitit [[1924]] Qeveria [[Fan Noli|Nolit]] i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e [[Gratz|Gracit]] "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logiemaj të 1933 doktoroi me temën <em>Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie </em>(I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.
 
[http://www.pamfleti.com/maria-e-lasgushit-persekucioni-komunist-ndaj-babait-vazhdon-vleresimi-madh-nga-noli-e-zogu Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen]<ref>Persekutimi Komunist i Lasgush Poradecit</ref>. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987<ref name=":0"><code>Anglisht</code>"[http://www.albanianliterature.net/authors_classical/poradeci.html Albanian Literature in Translation]" ''Lasgush Poradeci'' jetëshkrim nga [[Robert Elsie]]. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.</ref>.
Anonymous user