Njësia administrative Krutje: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Vendosa të dhëna të reja duke u mbështetur në burime të sakta, pasi materiali nuk ishte i përditësuar me ndryshimet e reja, si ndryshimet në ndarjet administrative, ku Krutja u kthye nga komunë në njësi administrative, si edhe shtova të dhëna historike, si krijimi i kooperativës së parë bujqësore, gjithashtu edhe të dhëna kulturore, si arritjet në sportin e volejbollit dhe për sa i përket ekonomisë, të dhëna të shkurtra rreth veprimtarive ekonomike të kësaj njësie.
Rreshti 13:
| web =
}}
'''Njësia administrative Krutje''' është një ish-komunë e cila ndodhet në qarkun e Fierit dhe nga viti 2015, me reformën e re të qeverisjes lokale u bë një nënndarje e  Bashkisë së Lushnjes.<ref>http://bashkialushnje.gov.al/sq-al/Bashkia/Administrata/Pages/Nj%C3%ABsit%C3%AB-Administrative.aspx</ref> Sipas censusit të vitit 2011, popullsia e kësaj njësie administrative përbëhej nga 7, 564 banorë.<ref>http://www.instat.gov.al/media/3063/5__fier.pdf</ref>  Njësia administrative Krutje ndahet në dy zona : Krutje e Sipërme dhe Krutje e Poshtme. Në këtë njësi administrative ndodhet një shkollë e mesme, 2 shkolla 9 vjecare dhe 4 shkolla të ciklit të ulët. Krutja njihet për Mësuesin e Popullit, Rrapi Mërtiri dhe për 15 dëshmorët e luftës nacional-clirimtare. Gjithashtu ndodhet edhe një Kinoteatër, palestër e lojrave me dorë dhe nje fushë futbolli.
'''Komuna Krutje''' është një [[komunë]] në [[Shqipëri]].<ref>[http://www.aac-al.org/komuna_info.php?idk=1221&idr=19&idq=5&l=a Shoqata e Komunave]</ref>
 
Më 11 nëntor të vitit 1946 u krijua e para kooperativë me karakter bujqësor në Shqipëri,<ref>http://ciml.250x.com/archive/albania/albanian/agriculture_in_the_psr_of_albania_alb.pdf , faqja 9</ref> me kryetar Rrapi Gjermenin, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador në Rumani dhe sekretar i parë i Lushnjes. Kooperativa përbëhej nga 30 anëtarë fillestarë të cilët dorëzuan tokat e tyre si edhe mjetet me të cilat punohej toka. Në fillim kooperativa përbëhej vetëm nga zona e krutjes së Sipërme. Kooperativa u zhvillua gradualisht duke arritur statusin e kooperativës së tipit të lartë (KTL), e përbërë nga disa kooperativa. Ajo ishte e përbërë nga 7 fshatra me një popullsi të përgjithshme prej 11, 000 banorësh : Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Zhym, Rrupaj, Fier i Ri, lifaj i Vjetër, dhe Kadiaj. Kjo kooperativë, ku shteti luante një funksion shumë të rëndësishëm, ishte hapi i parë drejt krijimit të fermës në Shqipëri.  Kryetar i kësaj kooperative ishte Andrea Gjermeni dhe kryetar i këshillit bashkiak Gori Gjermeni. Nga viti 1976 deri në vitin 2000, kryetar i Këshillit Bashkiak të kooperatives ka qenë Todi Mile.
 
Krutja njihet vecanërisht për arritjet e saj në veprimtaritë sportive, duke përmendur këtu skuadrën e volejbollit për femra ‘’11 Nëntori’’, e cila u krijua me 1970, me trajner Llazar Llupon. Në fillimet e tij, ekipi luante në kampionatet e kategorisë së dytë të volejbollit, duke u përmirësuar gradualisht dhe në vitin 1972 u rendit në vendin e dytë të kësaj kategorie.  3 vite më vonë, në vitin 1975, ekipi arriti të aktivizohej në kategorinë e parë të volejbollit. Nga viti 1980 e më vonë, Krutja dominoi në sportin e volejbollit. Ekipi i saj për femra spikati në sezonin 1978-1979 duke u shpallur kampion në kategorinë e pare, ngjarje e cila shërbeu si fillim i një periudhe të gjatë dominimi. <ref>https://books.google.al/books/about/Arsimi_Dhe_Kultura_Ne_Myzeqe_1912_1990.html?id=LI9aAgAAQBAJ&redir_esc=y</ref>
 
Kjo zonë merret kryesisht me bujqësi e blegtori. Kulturat kryesore që mbillen janë gruri, misri dhe pambuku, si edhe serat me ngrohje që shërbejnë për kultivimin e perimeve.  Në fushën e blegtorisë përmendim këtu fermat e lopëve.
 
== Vendbanimet ==