[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
'''Gjonmarkajt''', '''Gjomarkajt''' ose '''Markagjonët''' janë tradicionalisht familja e parë e krahinës së [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]] të njohur si ''shpia e Kapidanit'', që i përket fisit Markolaj të Oroshit, që pati kapidanllëk dhe kajmekamllëk të trashëgueshëm në kohën e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], privilegjet, autoriteti i të cilëve nuk u cënua në vitet e para pas pavarësisë së shtetit shqiptar deri me ardhjen e komunistëve në pushtet më 1944.
 
Në kohën e Perandorisë Osmane si sundimtarë me të drejta trashëgimie, një i shtëpisë së Kapidanit emërohej nga beu i sanxhakut në të cilin përfshihej Mirdita, më parë nga [[Begollajt]] dhe më pas nga [[Bushatllinjtë|Bushatlijtë]]. Pas rënies së Bushatlijve, emërimi i sundimtarit vazhdonte t'u jipej nga isntanca të larta shtetërore.<ref name=":2">{{Cite book|title=Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror|last=Ulqini|first=Kahreman|publisher=Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë|year=1991|isbn=|location=Tiranë|pages=76-77|oclc=39215998}}</ref>
 
== Prejardhja ==
Line 19 ⟶ 21:
Më 1769 [[Mehmed pashë Bushatlliu|Mehmet pashë Bushatlliu]] sulmoi [[Zadrima|Zadrimën]], që varej nga [[Sanxhaku i Dukagjinit]]. Me thirrjen e Hysen beut e të Tahir beut, kushërinj të sanxhakbeut Kahreman pashë Begollit, u shkoi në ndihmë Gjon Marku me mirditorë. Më tej, në betejën e zhvilluar në fushën e [[Peqini|Peqinit]] mes forcave të [[Mustafa pashë Bushatlliu|Mustafa pashë Bushatlliut]] dhe [[Ahmet Kurt Pasha|Ahmet Kurt pashë Ngurrzës]] të [[Berati|Beratit]] më 1775, mbeti i vrarë Gjon Marku me 60 mirditorë, që luftuan në anën e Bushatlliut.<ref>{{Cite book|title=Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatlijve|last=Naçi|first=Stavri N.|publisher=Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë|year=1964|oclc=23083945|location=Tiranë|pages=94, 161, 218, 276|oclc=39215998}}</ref>
 
Më pas përmenden Preng Lleshi, Preng Marku dhe Lleshi i Zi, bashkëkohës dhe pasues të [[Mustafa pashë Bushatlliu|Mustafa pashë Bushatlliut]], përkrah të cilit kishin luftuar kundër kryengritjes greke të fillim 1800<sup>-ës</sup>.<ref>{{Cite book|title=Historija e Shqypnis|last=Nikaj|first=Ndoc|publisher=Shtëpia botuese "Gjergj Fishta"|year=2015|isbn=9781166867331|location=Lezhë|pages=130}}</ref> Më 1837 u dërgohet bajraktarëve të Mirditës një ''bujurulldi'' nga Divani i Armatës Mbretërore dhe një letër e Ismet Pashës, sundimtar i Dukagjinit, që pohonte privilegjet e Mirditës dhe njihte Bibë Dodën si kapidan të saj. Më 1840 njohja e Bibë Dodës kapidan përtërihet nga valiu i Rumelisë, duke ua bërë të ditur sanxhakëve të Prizrenit, Dukagjinit, Elbasanit e Shkodrës. Kur më 1865 Mirdita bëhet ''kajmekamllek,'' kapidanit i paguhej një rrogë mujore prej 600 groshësh.<ref name=":2" />
 
Më 1877 gjatë një fushate të rreth 300 milicëve dhe po aq bashibozukëve matjanë, në kushtet e acarimeve fetare të lindura nga lufta Ruso-Turke, djegin edhe sarajet e kapidanëve në Orosh përgjatë plaçkitjes që i bënë Mirditës.<ref>{{Cite book|title=Albania Sacra. Geistliche Visitationsbericht aus Albanien. 2: Erzdiözese Durazzo. Herausgegeben und bearbeitet|last=Bartl|first=Peter|authorlink=Peter Bartl|publisher=Harrassowitz Verlag|year=2011|isbn=9783447065023|location=Wiesbaden|pages=559}}</ref>