Eshref Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
+
Rreshti 14:
| fëmijë =
}}
'''Eshref bej Frashëri''' ([[Korça|Korçë]], [[15 tetor]] [[1874]] - [[17 tetor]] [[1938]]) ka qenë inxhinier dhe politikan shqiptar.
 
== Biografia ==
Eshrefi u lind në Korçë më 15 tetor 1874, pinjoll i trungut të [[Frashërllinjtë#Dulellarët|Dulellarëve]].<ref>Kastriot Bezati (2012), ''Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh'', [[Tirana observer]]. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.</ref>
 
Në shtator të vitit 1919, [[Hasan Bej Prishtina|Hasan bej Prishtina]], Eshref bej Frashëri dhe [[Abdyl bej Ypi]] shtruan mendimin se në një vend të përshtatshëm, duhej zhvilluar një mbledhje, e cila duhej të përcaktonte qëllimet kombëtare dhe të krijonte një qeveri, që do të zëvendësonte atë të Durrësit. Për këtë kishin arritur të tërhiqnin mendimin e disa prej anëtarëve të parisë së vendit, si: [[Ahmet Bej Zogu|Ahmet bej Zogut]], [[Aqif Pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasanit]] dhe [[Abdi bej Toptani|Abdi bej Toptanit]].<ref>{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=180|trans_title=Osmanlı Sonrası Arnavutluk|translator=[[Ali Asllani]]}}</ref>
 
Eshref Frashëri ishte Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Ai shërbeu si Kryetar i [[Këshilli Kombëtar i Shqipërisë (1921 - 1923)|Këshillit Kombëtar të Shqipërisë]] nga 1922 deri më 1923. Në vitin 1924 Eshref Frashëri u zgjodh Kryetar i [[Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë|Kuvendit Kushtetues të Shqipërisë]] dhe në vitet 1924-1925 ishte Kryetar i Senatit.