Karl Gurakuqi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Vendosa një pikë që jam e sigurt që duhet vendosur.
Rreshti 17:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Shkodra|Shkodër]] me [[24 mars]] 1895. Mësimet fillore i bëri në shkollën Françeskane ku filloi edhe të mesmet, të cilat i mbaroi në Salzburg; kreu fakultetin e filozofisë në Gratz. Shërbeu vijimisht n’arsimin kombëtar që nga viti 1917. Djaloshi 22-vjeçar shërbeu në radhët e arsimit për 27 vjet rresht, më të shumtën si profesor gjuhësije ; që inspektor arsimi në [[Vlorë]], Shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe i latinishtes n’Institutin femëror “Nana e Skandërbeu”, në [[Tiranë]], etj. Veproi edhe si mis, qortues librash shkollorë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës “Atdheu” (Vlorë, 1921-1922), si Inspektor Epror pranë Ministrisë s’Arsimit dhe ishte pjesëtarë efektiv i [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Institutit të Studimeve Shqiptare]] me cilësi letrari dhe lëvruesi të gjuhës shqipe deri më 1944. Ishte sekretar i "[[Komisia Letrare Shqipe|Komisis Letrare]]" (1914-1917) ; Inspektor arsimi në Vlorë (1921-1922). Mbas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, Karl Gurakuqi u largua për në [[Itali]]. Këtu bashkëpunoi me revistën “Shêjzat” të [[Ernest Koliqi|Koliqit]]. Në 1944 shkoi për pushime në Austri, por nuk u kthye në Shqipëri me vendosjen e regjimit komunist. Më pas shkoi n'Itali (Palermo) ku shërbeu si profesor në Universitetin e Palermos; bashkëthemeloi Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare me R. Petrotten e [[Zef Valentini|G. Valentinin]] që e bëri Palermon qendrën më të rëndësishme albanologjike të kohës me konferencat e botimet. Ai vetë ishte i pakënaqur nga regjimi i ri dhe njëkohësisht i padëshirueshëm prej tij. Prej këtij viti jetën e mërgimtarit e derisa vdiq e kaloi në Austri dhe në Itali. Megjithëse jetoi 27 vjet larg atdheut, Karl Gurakuqi nuk mori nënshtetësinë e asnjë shteti të huaj.<ref name="Karli"/>
Më 1957 emërohet këshilltar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" drejtuar nga [[Rexhep Krasniqi]], bashkë me [[Mehdi Frashëri]]n dhe [[Ali Këlcyra|Ali Këlcyrën]].<ref>Lamaj I., Përpjekjet e Xhafer Devës dhe të Rexhep Krasniqit për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në ShBA</ref>
Kohët e fundit i kaloi pranë të birit, Gilbert në Bressanone (Bolzano), vdiq në Palermo më [[6 dhjetor]] 1971.<ref name="Karli"/>