[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Leu në Lindi.
"të vitin" e ktheva në "në vitin
Rreshti 21:
</ref> pas Selaudinit<ref>Rexha E., ''Zhvarroset në Gjakovë Selaudin Çabej, vëllai i Eqrem Çabejt'', islamgjakova.net, 10 tetor 2011.</ref>. I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të [[Stambolli]]t.
 
Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse vitin [[1921]] në [[Gjirokastër]], nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër [[Vjena|Vjenës]], për të mësuar gjermanishten<ref name=":0">[[Shaban Demiraj|Demiraj Sh]]., ''Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës,'' Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008.</ref>.
 
Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e [[Paul Kretschmer]], Karl Patsch, [[Nikolai Trubetzkoy]] dhe [[Norbert Jokl]]. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të [[Gjuha Shqipe|Gjuhës Shqipe]]. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi ''Italoalbanische Studien'' (Studime Italo-Shqiptare)<ref name=":0" />.