[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 8:
 
[[Skeda:Bajram Haxhiu Qerim Haxhiu Abdurrahman Roza Haxhiu.png|parapamje|285x285px|Nga e majta: [[Abdurrahman Roza Haxhiu]], [[Bajram Haxhiu]], Qerim Haxhiu.]]
[[Qerim Haxhiu]] lindi në [[Lushnja|Lushnjë]] më 7 shkurt 1920 në një familje të vjetër,intelektuale,fisnike,arsimdashëse,sportdashëse,patriotike e atdhetare të qytetit të Lushnjes.Djali i patriotit të shquar shqiptarë [[Bajram Haxhiu]],një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar [[Abdurrahman Roza Haxhiu]].Qerim Haxhiu në vitet '30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit të Lushnjes.Qerim Haxhiu ishte një nga gurët e themelit të futbollit lushnjarë dhe i pari që nisi maratonën e gjatë të mbiemrit që bëri histori në sportin lushnjarë dhe atë shqiptarë Haxhiu.Qerim Haxhiu pas kryerjes së Medresesë së Mesme në Tiranë,ku u diplomua më 1.7.1938,i vazhdoi studimet e larta më 1939 në universitetin “Al-Azhar” në Kairo por krahas studimeve,fëmijëve shqiptarë të Kairos u mësonte shqipen,i mbante leksionet tre herë në javë.Udhëtimin Lushnjë-Selanik-Aleksandri nuk do ta harronte kurrë, ngase ishte një udhëtim i gjatë, që, njëkohësisht, për djaloshin nga Lushnja ishte një udhëtim me biletë njëkahëshe, që nuk do ta kthente në vendlindje pesë dekada e gjysmë.Gjashtë muaj pas vajtjes së tij në Kairo po në atë vit 1939 Shqipëria ra nën pushtimin fashist. Me pikëllim dhe pezëm të madh u pranua ky lajm dhe u shoqërua me protesta të shumta të studentëve shqiptarë. Traktate, peticione dërgoheshin nëpër ambasadat e shteteve të ndryshme të botës. Shprehej pakënaqësia dhe kundërshtimi i rreptë. Qerim Haxhiu në këtë rast shkruajti vet një peticion përmes të cilit kundërshtonte aktin brutal të pushtimit të Shqipërisë.Në shtypin egjyptas kjo bëri bujë të madhe. Viti 1939 Qerim Haxhiu-t i solli edhe shumë detaje që lidheshin me qëndrimin e tij në Kairo.Ky vit atë do ta linte deri në vdekje jashtë atdheut,duke ia “dhuruar” statusin e refugjatit pa pasaportë,por vetëm me një “Lisse passé” (leje udhëtimi).Gjatë qëndrimit të tij në Kairo ai e vizitoi vetëm një herë Shqipërinë,dhe ky ishte një nga momementet që nuk e harroi gjatë tërë jetës së tij.Ai vizitoi Shqipërinë pas njëzet e nëntë viteve. Nga Tirana deri në Lushnje,tregonte ai, nuk kam pushuar së qari.Kur arrita në Lushnje oborri i shtëpisë ishte mbushur me njerëz. U takova me të gjithë me shumë mall. Kur hyra në dhomë në të cilën po rrinte babai,ai posa më pa thirri: Qerim! Dhe i ra të fikët! Nuk kishte faj ngase njëzet e nëntë vjet nuk më kishte parë!Këto janë përshtypjet e kësaj dite që nuk do t’i harroj kurrë, e përsëriste shpesh ai.Gjatë gjithë kohës, shqiptarët e Egjiptit ishin shembull për diasporën shqiptare. Ata kanë pasur shoqata, revista, bashkësi.Pa dyshim, njëri nga aktivistët e shquar të këtyre institucioneve ishte Qerim Haxhiu.Qerim Haxhiu botonte gjithnjë artikuj për atdheun Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në gazeta,revista të diasporës shqiptare të Egjiptit gjithashtu ka shkruar dhe poezi nga më të ndryshmet.Në 9 korrik 1941 Qerim Haxhiu do të shkruante poezinë  “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare në Kairo të Egjiptit.Qerim Haxhiu ishte ndër figurat më të shquara shqiptare që emigruan në Egjipt.Ishte intelektual i denjë, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare shqiptare,i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut, Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit te Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë. Ishte antikomunist i përbetuar,gjegjësisht demokrat dhe nacionalist i madh.Shqiptarët e organizatës “Vatra” në Amerikë patën kërkuar nga diaspora shqiptare e Egjiptit një material për shqiptarët e Misirit, të cilin nuk do t’ua dërgonte kush, pos Qerim Haxhiut.Që nga nisja për në Egjipt, ai nuk u nda kurrë nga shqiptarët, sepse siç thoshte: “Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”.Ai pati kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë në Egjipt, djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike.Disa ditë para se të ndërronte jetë, duke shikuar ditarin e TV Kosovës, në praninë e disa studentëve shqiptarë, filloi kënga popullore “Kthehuni”.Kur e dëgjoi patrioti Qerim Haxhiu, nuk i ndali dot lotët! Në ato çaste, nën ndikimin e emocioneve të papërshkrueshme, u planifikua një vizitë në [[Shqipëria|Shqipëri]] dhe në [[Kosova|Kosovë]] gjatë pushimeve verore.Mirëpo, ndonëse kjo dëshirë nuk iu realizua, që fizikisht me trup e sy ta shuante mallin për atdheun, ajo iu realizua me zemër, sepse, edhe pse me trup ishte në Kajro, me shpirt e me zemër ishte gjithmonë në Shqipëri e në Kosovë.Qerim Haxhiu ditët e pleqërisë i kaloi duke lexuar e herë herë duke e vizituar ndonjë familje shqiptare.Qerim Haxhiu ishte një besimtarë myslimanë i devotshëm dhe kurrë nuk u largua nga leximi i Librit të Shenjtë Kur’anit dhe nga falja e namazit.Gjatë qëndrimit disadekadash në Kairo,Qerim Haxhiu kishte pasur rastin të takohet me personalitete të rëndësishëm shqiptarë që për arsye të ndryshme kishin kaluar nëpër Kajro apo Aleksandri.Ndër ta janë [[Ernest Koliqi]],[[Leka Zogu II|Lekë Zogu II]],[[Aleksandër Meksi]] etj. Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane,një prishtinase e ardhur në Kairo,vajza e doktor Shyqyri Cupishti.Qerim Haxhiu ka edhe dy fëmijë:Ilirin, farmacist, që punon në fabrikën e ilaçeve në Turqi dhe Dhuratën,doktore e shkencave të kimisë,profesoreshë në Universitetin Turk.Iliri studioi në universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan.Përvec shqipes,që e flasin bukur dhe rrjedhshëm,ata njohin edhe disa gjuhë të tjera.Çdo shqiptarë që vizitonte Egjiptin nuk mund të ikte pa vizituar shtëpinë e patriotit Qerim Haxhiu.Aty gjendej një ambjent apsolut shqiptarë.Aty gjendej nje bibliotekë e pasur me literaturë të zgjedhur në:shqip,anglisht,frengjisht,turqisht dhe italisht.Çdo libër,roman që fliste për çështjen kombëtare shqiptare kishin një rëndësi të veçantë në bibliotekën e atdhetarit të shquar Qerim Haxhiu.Studentët shqiptarë në Egjipt që ishin nga të gjitha viset etnike ([[Shqipëria]],[[Kosova]],shqiptarë të Malit te Zi,Maqedonisë dhe [[Çamëria|Çamërisë]]) e vizitonin shtëpinë e patriotit Qerim Haxhiu dhe lexonin libra nga biblioteka e tij e madhe.Aty studentët gjenin një vatër dije në një ambientë të ngrohtë ku flitej gjuha e bukur shqipe dhe nga leximi i librave njiheshin me jetën,veprën dhe krijimtarine e njerëzve të mëdhenjë të kombit shqiptarë.Aty ishte historia e popullit shqiptarë.Aty ishte [[Gjergj Fishta|“Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta]] i zgjedhuri i bibliotekës së tij e piktura e Guri Madhit që patriotit Qerim Haxhiu i kujtojnin Shqipërinë.Personalitetin e kompletuar të Qerim Haxhiu-t, ishte gjynah ta mbyllje në grackën e tij…të mbarosh universitetin “Al-Azhar” dhe të mos e shpërndash atë dituri në vendin e lindjes, për Qerimin ishte një brengë,një pikëllim.Ndonëse Shqipërisë i nevoiteshin kuadro të shkolluar nga diaspora si dhe Qerim Haxhiu,regjimi diktatorial komunist i kohës nuk bëri asgjë që ata kuadro, t’i afroi, por përkundrazi kontribuoi që Qerim Haxhiu dhe gjenerata të tjera të mbeteshin jashtë atdheut pa të drejta ligjitime që të konsideroheshin si qytetarë sovran të vendit të tij.Por Qerim Haxhiu edhe pse këtë nuk e plotësoi në atdhe e plotësoi në Kajro me kontributin e tij të dendur për çështjen shqiptare si dhe afrimin,këshillimin e mikpritjen e shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare.Qerim Haxhiu mbetet personaliteti i lartë atdhetare dhe nderi i Lushnjes larg atdheut.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Edhe pse ai ndërroi jetë, gjurmët e tij ende janë të gjalla, ngase la një bibliotekë të pasur.
 
Për [[Qerim Haxhiu]]-n është shkruar edhe një shkrim në librin [[Shqiptarët në Egjipt|“Shqiptarët e Egjiptit”]] dhe një shkrim nga Ministria e Diasporës Kosovë në librin “Roli i Mërgatës në Shtetformim” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare,[[Prizreni|Prizren]] 10-13 qershor 2012,etj.