Aqif pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 25:
 
== Biografia ==
Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e [[Biçakçinjtë|Biçakçinjve]]. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], binte kushëri i parë me [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]].<ref>{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=569|trans_title=Lebenserinnerungen|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref><ref name=":1">{{Cite book|title=Letërkëmbim (1947-1958)|last=Kruja|first=Mustafa|authorlink=Mustafa Kruja|last2=Margjokaj|first2=P. Paulin|publisher=Camaj-Pipa|year=2006|isbn=99943-34-47-6|location=Shkodër|pages=373}}</ref> Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat në [[Stambolli|Stamboll]].<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=90}}</ref>
 
Shërbeu në funksione të larta administrative dhe ushtarake në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]]. Më 1905 me dekret sulltanor emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të [[Sanxhaku i Elbasanit|Sanxhakut të Elbasanit]]. Në vitin 1907 nga sulltan [[Abdyl Hamiti II]] i jepet titulli ''Rumeli Bejlerbej'' për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]]. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në [[Napoli]], prej ku më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e [[Kryengritja e vitit 1912|kryengritjes së përgjithshme]].
Rreshti 42:
 
== Trashëgimia politike ==
Sipas burimeve të përdorura nga historiani [[Kastriot Dervishi]], atentati që çoi në vrasjen e Esad pashë Toptanit ishte i shtyrë nga Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]].<ref>{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=46}}</ref> [[Sejfi Vllamasi|Vllamasi]] e cilëson se pas Kongresit të Lushnjes ishte "në krye të njërës rrymë. Përfshinte elementin konservator, ngatërrestar dhe pa program",<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=206}}.</ref> Vllamasi përshkruan se pas vrasjes së Esad Pashës, Halit Lleshi si i besuar i vjetër u Toptanit, u fal dhe lidhi besë me Aqif Pashën.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=229}}.</ref> Kruja në një letërkëmbim të tij e përshkruan "patrijot, bektashí i fortë e trim. Kushrî i parë prej nanet i Esat Toptanit, por kundreshtar i tij."<ref name=":1" />
 
Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”.<ref>Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1</ref> Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të.<ref>Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962</ref>