Dallime mes rishikimeve të "Bahri Omari"

107 bytes added ,  3 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]] në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi.<ref name="shk"/> Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët.<ref name="ER">{{Cite web|url=http://www.albanianhistory.net/1945_Albanian-Treason-Trial/index.html|title=Albanian treason trials: (known as war criminal trials): March-April 1945|date=1945|website=albanianhistory.net|last=Vandeleur|first=Robinson}}</ref> Në 1942 u bë anëtar i organizatës [[Balli Kombëtar]]. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]] 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.
 
Për këtë pozicion që ai mbajti u arrestua dhe u burgos pas ardhjes në pushtet të partizanëve. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas [[Kol Tromara|Kol Tromarës]] - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist.<ref>Kaloçi D., ''"Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945: Dëshmia e Xhemal Alihmehmetit"'', Gazeta shqiptare. - p. 1848, 19 prill, 2001, p. 12 - 13</ref> në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]].<ref name="ER" /> Prokuror i çështjes ishte [[Bedri Spahiu]], ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant [[Koçi Xoxe]], një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i çgraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00.<ref>{{Cite book|title=Enver Hoxha: e para biografi e bazuar në dokumente të arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=Uet press|year=2011|isbn=9789995639358|location=Tiranë|pages=}}</ref> U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë.<ref name="ER" /> Para pushkatimit u thirri shokëve:<ref>{{Harvnb|Omari|2015|page=65}}</ref>
 
:<blockquote>“Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.<ref>{{Cite book|title=Ç'më tha Bahri Omari para pushkatimit: zbulohen dorëshkrimet e viteve të burgut|last=Spahiu|first=Bedri|publisher=Panorama. - Nr. 2714|year=4 maj 2010|isbn=|editor-last=Imaj|editor-first=Afrim|location=|pages=18-19}}</ref></blockquote>
 
== Nderime ==
Më 2004, me interesimin e të dënuarve të Gjyqit Special dhe me kujdesin e Institutit të të Përndjekurve, nga qeveria [[Sali Berisha|Berisha]] u akordua një fond për ndërtimin e një përmendoreje në një varr simbolik në varrezat e Sharrës. Në atë varr të përfunduar më 2007 u depozituan ato pak eshtra të gjetura. Në përmendore u shënuan emrat e të dënuarve të Gjyqit Special, si dhe emrat e P. [[Anton Harapi|Anton Harapit]], [[Maliq bej Bushati|Maliq bej Bushatit]] dhe [[Lef Nosi|Lef Nosit]].<ref>{{Harvnb|Omari|2015|page=62}}.</ref>
 
Më 24 nëntor 2014, me propozimin e Federatës Panshqiptare Vatra për të nderuar martirët e Vatrës, Presidenti i Republikës [[Bujar Nishani]], i akordoi Bahri Omarit si edhe vatranëve të tjerë të martirizuar ga regjimi totalitar komunist, urdhrin "Nderi i Kombit".<ref>{{Harvnb|Omari|2015|page=70}}</ref>
 
== Referencat ==
463

edits