[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Akile Tasi''' (Leusë, 1891 - Burgu i Tiranës, 30 janar 1961) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, deputet dhe botues shqiptar. == Biografia == U lind...
 
++
Rreshti 1:
'''Akile Tasi''' ([[Leusë]], [[1891]] - Burgu i Tiranës, [[30 janar]] [[1961]]) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, deputet dhe botuesministër i shtetit shqiptar.
 
== Biografia ==
 
U lind më 1891 në Leusë të [[Përmeti|Përmetit]], është vëllai i [[Koço Tasi]]t. Arsimimin e mesëm e nisi në [[Përmeti|Përmet]] dhe e mbaroi në [[Boston]], ku emigroi më 1906. Atje u aktivizua me federatën "Vatra" dhe bashkëpunoi me [[Fan Noli|Fan Nolin]] dhe [[Faik Konica|Faik Konicën]]. Është i pranishëm në gazetën "[[Dielli (gazetë)|Dielli]]".
 
Më 1929 kthehet në [[Shqipëria|Shqipëri]] dhe më 1 tetor të atij viti emërohet bibliotekar i Oborrit Mbretëror. Më 1932 dhe deri më 1941 qe drejtor i [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekës Kombëtare]]. U largua nga [[Tirana]] dhe qëndroi në Përmet. Më 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar dhe u emërua po ashtu drejtor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Më 1944 u emërua ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria në vitin 1944.
 
Në fillim të dhjetorit 1944 i dorëzohet forcave partizane në [[Shkodra|Shkodër]]. U dënua me 20 vjet burg në [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqin Special]] të 1945-s. Dënimin e vuajti në kampet e punës të Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe në [[Burgu i Burrelit|burgun e Burrelit]]. Ndërroi jetë më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.<ref>{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=233}}</ref>
 
== Referencat ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1891]]