Vendbanimi prehistorik i Dunavecit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Krijova artikullin
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 28 prill 2018 13:50

Kulturën e vendbanimit të Dunavecit mund ta ndajmë ne dy faza zhvillimi, Dunavec I, Dunavec II. Secila nga këto forma ka njohur disa horizonte jeté. Ai më i hershmi është i lidhur me një vendbanim të tipit palafit kurse horizontet e tjera të mëvonshme me banesa të ngritura direkt mbi tokë. Faza Dunavec II paraqet ngjashmëri të piote me kulturën e Cakranit. Kjo vihet re ne një tok elementësh që janë karakteristike për dy vendbanimet. Po rrjeshtojm shtojmë këtu qeramikën e zezë e gri mè lustër, qeramikën me brume të kuq, qeramikën barbotine, përsëritjen e të njëjtave forma të enëve e të ofnamenteve plastike, sidomos të asaj ne forme të bërthamës se kumbullës, të zbukurimeve me gër- vishje dhe ritonet me 4 këmbë, të cilat riprcdhojnë forma identike dhe kanë po ato Ornamente etj. Ne këtë mënyrë neolitin e mesëm të vendit tonë e njohim sot nga dy faza zhvillimi: Dunavec të cilën do ta quajmë Proto Cakran dhe Cakran (dhe Dunavec II). Gërmimet e këtij viti ne Dunavec hodhën dritë mbi një problem të rëndësi- shëm dhe pikërisht ne atë të raporteve midis Dunavecit dhe fazës Maliq II. Këto dy kultura i U ko jnë kohëve të ndryshme, njëra neolitit të mesëm e tjetra epokës se bakrit, megjithatë vihen re disa elementë të rëndësishëm kulturalë që i vënë ne raport me njëra tjetrën. Se pari është qeramika e zezë dhe gri me lustër, e cila nga përpunimi i saj nuk paraqet asnjë ndryshim. Ajo është e shoqëruar me të njëjta forma dhe është e zbukuruar me të njëjtat ornamenle si kanelyrat dhe pikturimi gri, zbukurime këto që paraqesin një identitet të piote. Ne përgjithësi ne zbukuri- min e enëve ka po të njëjtat koncepte si né përdorimin e gjerë të zbukurimeve plastike dhe të gërvishjes (ne Dunavec e Maliq II), pavarësisht nga variantet që mund të konstatohen ne zgjedhjen e motiveve, të cilat janë të ndryshme. Se fundi duhet të përmëndim edhe ngritjen e banesave palafite si né Dunavec ashtu edhe ne Maliq II , e cila nuk është një gjë e rastit, por një fakt tjetër i rëndësishëm që dëshmon për ruajtjen e një tradite që shpreh edhe një herë këtë lidhje kulturalë midis tyre. Natyrisht kjo lërësi elementësh të përbashkëta nuk është e rastit, ajo dëshmon më se miri për ruajtjen e elementit etnik. Këto fakte na japin të drejtë të mendoj- më për origjinën autoktone të kulturës se eneolitit, e cila u formua si ringjall je ose ripërtëritje e elementëve autoktone të neolitit të mesëm, të cilat gjatë epokës se neolitit të vonë, ne rrethana të caktuara historike, pothuajse u zhdukën, u bënë minoritet.