Ndryshimi mes inspektimeve të "Muzeu Kombëtar i Arsimit"

'''Muzeu Kombëtar i Arsimit''' në [[Korçë]] ndodhet në ndërtesën e [[Mësonjëtorja e Korçës|shkollës së parë shqipe]], e hapur më [[7 mars]] [[1887]] nga ana e mësuesit patriot [[Pandeli Sotiri]].
== Historiku ==
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombetar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150-vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëhere, "[Mësonjëtorja e Parë Shqipe|https://sq.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs|Mësonjëtorja e Parë Shqipe]". Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga [[Perandoria Osmane]]. Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar [[Diamant Terpo]] i cili e dhuroi këtë banesë për [[Shkolla shqipe|shkollën shqipe]].
 
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara lëndë dokumentare nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në [[Gjuha shqipe| gjuhën shqipe]]. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], më 1908, pastaj edhe historia e librit shqip prej abetares së parë të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] (Evetari, 1744), hartuar nga [[Naum Veqilharxhi|Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi)]] e deri te abetaret më të vonshme.<ref>[http://korca.al/item/muzeu-kombetar-i-arsimit/ Muzeu Kombëtar i Arsimit]</ref> Një pjesë e hapësirës së muzeut i kushtohet edhe masivizimit dhe modernizimit të [[Shkolla shqipe|arsimit dhe shkollës shqipe]] në periudhën pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. <ref>{{cite book |title= Fjalor Enciklopedik Shqiptar |last= |first= |year=2008 |publisher= Akademia e Shkencave e Shqipërisë |location=Tirana, Albania |isbn= |oclc= | page=1790 |url=https://books.google.com/books?id=G_wnAQAAIAAJ |accessdate=September 20, 2017 |language=Albanian}}</ref>