Ndryshimi mes inspektimeve të "Muzeu Oriental “Bratko”"

ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Borjes (1903-1990), artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe ant...)
 
Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e [[Dhimitër Mborja-Bratko|Dhimitër Borjes]] (1903-1990), artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Borja ka lindur në [[Korçë]], ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.
 
Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë.
 
[[Kategoria:Muze në Shqipëri]]
[[Kategoria:Muze në Korçë]]
 
 
{{Code4CultureAlbania}}