Dhimitër Mborja-Bratko: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
==Jeta==
Dhimitër Mborja u lindi në fshatin Mborje të [[Korça|Korçës]] në vitin 1903. Në moshën tre vjeçare nga Korça shkoi në Amerikë ( Detroit). Studioi në Institutin e Arteve në Detroit, në një kolegj të artit fotografik. Pas kryerjes së kolegjit, Mborja shkon në Hollivud, ku fillon punën si regjisor i filmave vizatimor. Mendohet se filmi i tij i parë vizatimor në vitet ‘20 të shekullit të kaluar është seriali “Cubby the Bear”. Më vonë ai punon edhe shumë filma të tjera, deri tek figurat plastike të dinosaurëve në filmin “Lost World”. Më vonë studion e tij ia shet Uollt Diozneit (Walt Disney) të famshëm.
 
Pas kësaj, ai hap një studio fotografishë dhe punon edhe ne dekorimin e filmave të ndryshëm. Mbroja, i cili njihet edhe me nofkën Bratko, bashkëpunon me artist të ndryshem si të artit skenik ashtu edhe të filmit, ndërsa punon edhe si drejtues i shfaqjeve nëpër anije të mëdha e me destinim udhëtimet e gjata.
 
Më vonë Dhimitër Mborja, studion ne kolegjin e luftës në Uashington dhe futet në rradhet e ushtrisë amerikane si fotograf. Punon fotograf pran UNRRA-s si fotograf në Ballkan, e pastaj e gjejme si fotograf në shtabin e gjeneralit Dagllas Makartur, komandant i forcave amerikane ne Paqësor.
 
Gjatë viteve 1945-1956 Borja punon ne Japoni, ku martohet edhe me një japoneze, por, ajo nuk i vjen në Amerikë. Ai, udhëton në shumë shtete, prej të cilave pos fotografive të rëndësishme që i fikson në celuloidin e kameras së tij, ai merr me vete edhe shumë gjëra të rëndësishme. Gjatë kësaj kohe, ai vizitoj Korenë, Birmaninë, Kinën, Indonezinë, Iranin, Rusinë, Nepalin e vende të tjera. Fotografoi edhe shumë president amerikan si Trumanin, Ajzenhauerin e Kenedin.
 
Vdiq në vitin 1990 në banesën e tij në Bethesda të shtetit Meriland të SHBA-ve. Atdheu e vet e deshti, andaj në testament shkroi: “ Më çoni hirin e trupit në Korcë, dhe hapni një muze me koleksionin tim”. Te dy këto anamanete iu plotësuan. Hiri i tij u varros afër nënës së tij në varrezat e Korçës, ndërsa po në Korçë u ngrit “Muzeu i Artit Aziatik-Bratko”
Opusi krijues i Mborjës ruhet në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ku janë grumbulluar rreth 45 mijë foto e diapozitiva të punuaraa nga ai.
 
 
Fotografia më e njohur:
- “Bota e Kenedit”-tavolina e punës së presidentit Kenedi menjiherë pas vrasjës.
Mborja u prezantua:
-“War & Conflikt” (Luftë dhe konflikte) 1990,