[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuara dhe se është më i fryrë rreth ekuatorit. Diametri ekuatorial i planetit është 120,536 kilometra, kurse diametri polar është 108,728 km; një ndryshim prej 9%. Forma e tij e rrafshuar është e tillë për shkak të rrotullimit të tij shumë të shpejtë, një herë në 10.8 orë Toke. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit Diellor që ka dendësi më të vogël se uji. Edhe pse bërthama e planetit është shumë e dendur, Saturni ka një atmosferë të gaztë, kështu që dendësia specifike e planetit është 0.69 g/cm³ (më e vogël se uji). Si rezultat, nëse Saturni do vendosej në një pellg të madh uji, ai do notonte mbi të.
 
=== Atmosfera ==================
 
Pjesa e jashtme e Saturnit është e përbërë 96.7% nga hidrogjeni, 3% nga heliumi, 0.2% nga metani dhe 0.02% amoniak. Gjithashtu ka sasi të vogla të acetilenit, etanit dhe fosfinës.<ref name="Mira">[http://www.mira.org/fts0/planets/100/text/txt002x.htm Saturn]. MIRA. Retrieved on July 29, 2007</ref>