[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1861295 i bërë nga Aleksander Hasanasi (diskutimet)
Etiketa: Undo
vNo edit summary
Rreshti 25:
 
== Historia ==
Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM - VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur [[Viciana|VICIANA]], dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.<ref name="SKËNDER">[[Skënder Rizaj]]:Viçitrina gjatë periudhës osmane (Shek.XV-XVIII). fq.74-103. Vushtrria-Viciana me rrethinë (Monografi), Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, Vushtrri, 2003.</ref>
 
Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.
 
Në vitin 395, pas shkatërrimit të Perandorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viçave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN".<ref name="SKËNDER"/>
 
Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
Rreshti 122:
* [[Kalaja e Vjetër (Vushtrri)]]
* [[Hamami i Vjetër (Vushtrri)]]
 
==Referenca==
{{reflist}}
 
== Lidhje të jashtme ==