Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Vitet e 60-ta: rivendosa historine e romanit tek artikulli perkates
vNo edit summary
Rreshti 17:
| zhanri = Poet, prozator, eseist
}}
'''Ismail Kadare''' (lindur më 1936) është një ndër shkrimtarët kryesorë bashkëkohorë.,<ref>{{cite web |author=Henri Amouroux |url=https://www.asmp.fr/fiches_academiciens/textacad/kadare/installation.pdf|title= Installation de M.Islmail Kadare - Associé étranger |publisher= Académie des Sciences morales et politiques|page=7 |date=28 October 1996 | access-date=18 Shkurt 2018}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://www.britannica.com/biography/Ismail-Kadare|title="Ismail Kadare" në Encyclopaedia Britannica|website=britannica.com}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://www.theparisreview.org/interviews/1105/ismail-kadare-the-art-of-fiction-no-153-ismail-kadare|title=Ismail Kadare, The Art of Fiction No. 153|date=1998|website=theparisreview.org|publisher=The Paris Review nr. 147, verë 1998|interviewer=Shusha Guppy}}</ref> ish-deputet<ref name=":1" /> dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.<ref name=":0" /> Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.
 
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi [[Man Booker International Prize]], më 2009 çmimin [[Prince of Asturias|Princi Asturias]] për Artet, kurse në vitin 2015 [[Çmimi Jeruzalem|Çmimin Jeruzalem]], e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.<ref>{{cito uebin|title=Franca nderon “Komandant” Kadarenë|url=http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=327871&ref=ngj|website=top-channel.tv|accessdate=30 maj 2016}}</ref><ref>{{cito uebin|title=Décret du 31 décembre 2015 portant élévation à la dignité de grand’croix et de grand officier|url=http://www.legiondhonneur.fr/sites/default/files/promotion/lh20160101_1.pdf|website=La grande chancellerie de la Légion d’honneur|publisher=JOURNAL OFFICIEL DE LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE|accessdate=30 Shtator 2017|language=frëngjisht|date=1 Janar 2016}}</ref>
Rreshti 45:
 
=== Botimi i "Gjeneralit" në Francë dhe suksesi ndërkombëtar ===
Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze [[Albin Michel]] botoi në frëngjisht romanin [[Gjenerali i ushtrisë së vdekur]] përkthyer nga [[Jusuf Vrioni]].{{sfn|Morgan|2011|p=142}}<ref name="Kuçuku" /> Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në [[Franca|Francë]] dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.<ref name="Kuçuku" /> Pas romanit u zgjodh deputet gjer më 1982,<ref name=":1">{{Cite web|url=https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/Ligjvenesit-Shqiptar-1920-2005.pdf|title=Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005|date=2005|website=parlament.al|last=Istrefi|first=Diana|publication-place=Tiranë|pages=15-16}}</ref> u detyrua të futej në [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partinë e Punës të Shqipërisë]].<ref>« [http://www.universalis.fr/encyclopedie/ismail-kadare/1-un-ecrivain-national-sur-la-sellette/ Ismaïl Kadaré: un écrivain national sur la sellette] » nga Jean-Paul Champseix në sitin [[:fr:Encyclopædia_Universalis|Encyclopædia Universalis]], marrë më 20 shkurt 2018.</ref> Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet [[Kështjella]] (1970) dhe [[Kronikë në gur]] (1971), të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës.<ref name="Elshani">{{cite web|last1=Elshani|first1=Sadik|title=Jehona e veprës së Ismail Kadaresë|url=http://www.botasot.info/opinione/509436/jehona-e-vepres-se-ismail-kadarese/|website=[[Bota Sot]]|accessdate=23 janar 2018|date=31 janar 2016|quote=Edhe per romanin "Keshtjella", Kadare gjithashtu e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qendresen dhe lufterat e popullit shqiptar nen udheheqjen e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut.[...] Romani "Keshtjella" eshte botuar ne Paris me 1972, me titull: "Daullet e shiut".[...] "Kronike ne gur" eshte botuar ne Paris me 1973.}}</ref> "Kështjella" bënte fjalë për rezistencën e shqiptarëve kundër osmanëve<ref name="Elshani" />, ndërsa romani autobiografik "''Kronikë në gur''" bënte fjalë për qytetin e Gjirokastrës dhe fëmijërinë e Kadaresë aty gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qyteti pushtohet me radhë nga italianët, grekët, gjermanët dhe partizanët.{{sfn|Morgan|2011|p=47}}
 
Në këtë kohë Kadare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Armiqtë e Kadaresë në organet e [[Drejtoria e Sigurimit te Shtetit|Sigurimit]] dhe garda e vjetër e [[Byroja politike e Partisë së Punës së Shqipërisë|Byrosë Politike]] e akuzonin atë vazhdimisht si "''agjent i Perëndimit''", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.<ref>{{cite book|last1=Morgan|first1=Peter|title=Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990|date=2011|publisher=Shtëpia Botuese "55"|location=Tiranë|isbn=978-9928-106-12-4|page=143|edition=1|chapter=3}}</ref>