Mësonjëtorja e Korçës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Shtova permbajtje
Rreshti 34:
Më 15 tetor 1891 [[Gjerasim Qiriazi]] së bashku me të motrën [[Sevasti Qiriazi]] hapën këtu edhe ''Mësonjëtoren e vajzave'' baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.
 
Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur [[dije]]n në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të [[patriotizmi]]t këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për [[Liria|liri]] dhe [[Pavarësia|pavarësi]]. <ref name="FESH"/>
 
Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, [[7 mars|7 marsi]] është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është [[Muzeu|muzeum kombëtar]] i [[arsimi]]t.<ref>[http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=6110:muzeu-i-arsimit-korce-&catid=47:sociale&Itemid=120 Mësonjëtorja e Korçës është kthyer në muze kombëtar të arsimit].</ref>