[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.31) dhe riktheu rishikimin 1856368 nga Edvini
Rreshti 49:
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident [[Havzi Nela]]. Diktatura komuniste ishte tepër e ashpër në Kukës, duke shtypur çdo mendim të lirë me burgosje e përndjekje për çdo atdhetar, e duke diskriminuar me direktiva të posaçme popullatën që kishte prejardhje nga Gjakova. Më 5 janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me [[Tiranë]]n.
 
===Kriza e marsit 2018===
===Kriza e marsit 2018===Kukesi eshte nje vend qe dallohet per njerez te beses dhe fjales sidomos lumjanet kur luftuan kunder Serbise qe donin te hynin ne lume por lumjanet nuk i lane dhe vrane rreth 10 000 serbe ne lumin drin
 
[[Skeda:Heqja e trarit të Kalimashit.jpg|parapamje|Djegia e kioskave të pagesës dhe thyerja e trarit në Rrugën e Kombit, Kalimash, Kukës, nga qytetarë të Kukësit dhe qytetarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. ]]
Qeveria Rama jep në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion, në një aferë të dyshimtë e me një kontratë me elemente antikushtetues e të mbushur me gabime, si p.sh. shënimi që pagesa është taksë dhe mblidhet e i shkon në llogari firmës private që merr rrugën me konçesion. Tarifat variojnë nga 5€-22,5€ për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.