[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 128.122.77.35) dhe riktheu rishikimin 1789886 nga Βατο: ref?
Rreshti 17:
 
== Jeta ==
I pagëzuar Prenkë, leu më [[28 gusht]]<ref>Data e lindjes i mbeti ''7 prill'' ngaqë pat një rivendosje prej gjykatës civile mbasi doli për herë të parë nga burgu dhe nuk morën parasysh as datën e lindjes që pasqyrohej në regjistra shkollor, e as atë të shënuar në burg (që ishte tjetër).</ref> [[1924]], në ShengjinMalin e Rencit (Lorencit) nga një familje me origjinë prej [[Shkrel]]i. U lind nga e ëma, Luke Mrija në një zabel<ref name=":0">Pllumi Z., "Saga e fëmijnisë - tregim autobiografik", red. & kur. Ledi Shamku, Botimet Françeskane, Shkodër 2009.</ref>. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t'iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së [[Bogë]]s, mes Shkrelit dhe [[Komuna Shalë|Shalës]] - bajrak ky i fundit ku ishte nip. Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhanës. Gjatë fëminisë takoi P. [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtën]] dhe P. [[Anton Harapi]]n që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik "Saga e fëmijnisë". Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn ofm. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të [[Françesku i Asizit|Shën Françeskut]] që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon<ref name=":0" />.
 
I bindur për meshtarinë, i grishur nga zhguni i murrmë dhe konopi me tri nyje të të Vorfnit të Asizit, në vitin 1929 bëhet nxënës i Dom [[Alfons Tracki]]t. Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të [[Shkodra|Shkodrës]], kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si vetë Fishta, Harapi, kompozitori P. [[Martin Gjoka|M. Gjoka]], P. Gj.[[Át Gjon Shllaku|Shllaku]] etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër. Nga mësuesi i tij, historiani P. [[Marin Sirdani|M. Sirdani]] mëkohej me libra historie e numizmatike. Tek [[Rrno vetëm për me tregue|libri i tij]] kumton se i njihte perandorët romakë për nga fytyra, ndër monedha, pa pasur nevojë me lexue ç'përmban monedha. Kreu maturën në liceun "Illyricum" më 1943<ref>[[Donat Kurti|Kurti D]]<span>., </span>''[http://www.zanishenndou.com/doc/pader_donat_kurt_org_prov_fra.pdf Provinca Françeskane Shqyptare] ''<span>(E ripertrime në vj. 1906), Cokesë (Skicë historike). Shkodër 1965.</span> fq. 39-98.</ref>. Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi ende xhakon, është një nga bashkëpunëtorët e revistës “[[Hylli i Dritës]]” dhe po ashtu sekretar personal i P. Harapit, kur ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri. Gjatë kohës që ishte dhjak, P. Antoni e vuri të rëndiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan; aty has dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare. Ishte gjatë kësaj periudhe kur partizanët mbushën boshllëkun e pushtetit dhe shfaqin shenjat e para të asaj që do të vinte.