Partia e Punës e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Barnabë Trohasi (diskutimet) në versionin e fundit nga 185.22.172.17.
Etiketat: Zëvendësuar Rollback
v kthim te versioni stabel
Rreshti 1:
[[Skeda:Partia e Punës e Shqipërisë.svg|thumb|250px|Partia e Punës e Shqipërisë]]
qifsha robt enveristave krejt
'''Partia e Punës e Shqipërisë''' pasardhëse e [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]] ishte partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet [[1948]]-[[1991]] ashtu si dhe e vetmja parti e ligjshme. U themelua me ëmërtimin '''Partia Komuniste e Shqipërisë''' më [[8 nëntor]] të vitit [[1941]] me bashkimin e grupeve të komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi [[Miladin Popoviq]]. Emri iu ndryshua nga PKSH-ja në PPSH më 1948 në Kongresin e I, ndërsa pas 1991 në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor [[1991]] u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në [[Partia Socialiste e Shqipërisë|Parti Socialiste]] (PS).
 
== Prapavija historike ==
Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel arsimor të ulët, të organizuar në grupe të vogla dhe të izoluar të njohur në historiografinë shqiptare si: [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupi i Shkodrës]], [[Grupi Komunist i Korçës|Grupi i Korçës]], [[Grupi i të Rinjve]] dhe [[Grupi "Zjarri"]]. Mospërputhjet mes tyre ishin të mëdha. Historiani jugosllav, [[Vladimir Dedijer]], thotë se [[Komintern|Kominterni]] kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 dhe riorganizimin e tyre. Por udhëzimet nga lart nuk u respektuan. Komunistët shqiptarë, po prapë sipas Dedijer, përshkruhen si jo të gatshëm për sakrifica. Ata pretendonin se në Shqipëri nuk kishte proletariat, kështu që nuk e shikonin të mundshme ekzistencën e një partie komuniste.
 
Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, por krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në një letër për Kominternin, [[Koço Tashko]] i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit. Udhëheqësi i ardhshëm i komunistëve shqiptarë ndodhej i internuar në [[Peqini|Peqin]]<ref name=":02" />.
 
== Historia ==
 
=== Themelimi i Partisë ===
Mbledhja e themelimit të PKSH-së u mbajt në datat 8-14 nëntor 1941 të koordinuar nga dy të dërguarit e Titos dhe Kominternit, [[Dushan Mugosha]] dhe Miladin Popoviq<ref>{{Cite book|title=''The Balkans, 1804-1999: Nationalism, War and the Great Powers''|last=Glenny|first=Misha|publisher=Granta Books|year=2000|isbn=9781862070738|location=Londër|pages=560}}</ref>. Fjalimin e hapjes e mbajti Popoviq, i pranuar si delegat i Kominternit paraprakisht<ref>''Historia e popullit shqiptar IV'', Tiranë: Toena, 2008, fq 49.</ref>. Rezolucioni i PKSH-së përfaqësonte qëndrimet e mëparshme dhjetëravjeçare të Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë. Mendohet prej leximit të nëntekstit që madje të jetë përpiluar nga jugosllavët, duke nisur një traditë që do të zgjatte deri më 1948: që dokumentet e konferencave të PKSH-së i përgatitnin jugosllavët, sipas udhëzimeve të [[Beogradi|Beogradit]]<ref name=":02">Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 9. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>. Rezolucioni i partisë theksonte që nuk duhej harruar rreziku "nga influenca nacionaliste"<ref>Dedijer V., ''Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare 1939-1948'', Beograd 1949, përkthimi shqip, fq. 17-18.</ref>.
 
Deri në vjeshtën e vitit 1942, PKSH-ja ishte e izoluar. Dy nga grupet, i Shkodrës dhe i të Rinjve, kishin paditur në polici grupin e Korçës sepse e konsideronin tradhëti çlirimin. Për të dalë nga izolimi e fshehën partinë pas një emrit tjetër ''Fronti Nacional Çlirimtar''. Më 16 shtator 1942 u bë [[Mbledhja e Pezës]], si qëllim real kishte shfaqjen publike për t'i dhënë PKSH-së një imazh gjithëpërfshirës dhe patriotik, që komunistët luftonin për atdhe. Kjo iu shërbente edhe për të përgënjeshtruar akuzat për atësinë jugosllave të partisë së tyre, gjë që bëri edhe [[Abaz Kupi]] të binte brenda.
 
Në dhjetor 1942, PKSH-së i shkuan udhëzimet e radhës nga [[Josip Broz Tito|Tito]]. Ndër të tjera, porositte për pastrimin e partisë nga elementët "antiparti" dhe grupet e vogla, për të krijuar një udhëheqje të fortë. [[Llazar Fundo|Llazar Fundos]] i lakohet emri në një paragraf posaçërisht më vete, për t'u likujduar.
 
Me t'ia behur misionet britanike në prillin e 1943, u zbutën disi marrëdhaniet e topitura mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Më 26 korrik 1943 mbahet takimi përgatitor para Mukjes në [[Tapizë]] ku FNÇ-ja përfaqësohej nga [[Ymer Dishnica|Y. Dishnica]], [[Mustafa Gjinishi|M. Gjinishi]], A. Kupi dhe [[Myslim Peza|M. Peza]]. Të dyja palët hartuan platformën që do të propozohej në [[Mukaj (Bërxullë)|Mukje]] në datat 1-2 gusht kur arrihet [[Marrëveshja e Mukjes|Marrëveshja]]. Neni më i debatuar qe ai i ''Shqipnisë etnike'', që në fund arriti të përfshihet në platformë. Përfaqësuesit e FNÇ-së e kundërshtuan me forcë çështjen e Kosovës për shkak të aleatëve jugosllavë, edhe pse ranë dakord, marrëveshja nuk zgjati.
 
Në gusht të 1943, PKSH nisi luftën kundër palëve të tjera ndërluftuese shqiptare si [[Balli Kombëtar|Ballit Kombëtar]] dhe [[Partia Lëvizja e Legalitetit|Legalitetit]]. Me Konferencën e II të Labinotit, 4-9 shtator 1943, PKSH u nda përfundimisht nga nacionalistët. U vendos që nacionalistët të ngarkoheshin me përgjegjësi dhe të gjendeshin argumentet për prishjen e bashkëpunimit të përparshëm. Pak më vonë partizanët sulmuan çetat e [[Muharrem Bajraktari|Muharrem Bajraktarit]], [[Gani Kryeziu|Gani Kryeziut]], etj. [[Abaz Kupi]] doli nga radhët e FNÇ-së për shkak të vëllavrasjes. [[Enver Hoxha|Hoxha]] më pas e pranoi se partia e tij humbi moralisht, zgjodhi rrugën e gabuar dhe se nga bashkëpunimi kaluan në terrorizëm<ref name=":02" />.
 
== Shih edhe ==
* [[8 Nëntori (gazetë)]]
* [[Byroja politike e Partisë së Punës së Shqipërisë]]
 
== Burime ==
[[Kategoria:Parti politike në Shqipëri|Partia e Punës e Shqipërisë]]