Ndryshimi mes inspektimeve të "Lazër Radi"

222 bytes removed ,  2 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e Barnabë Trohasi (diskutimet) në versionin e fundit nga Zall-herr.
(Gjendje enciklopedike)
v (U kthyen ndryshimet e Barnabë Trohasi (diskutimet) në versionin e fundit nga Zall-herr.)
Etiketa: Rollback
== Biografia ==
 
U lind në Prizren më 1916 më 29 janar i fundit i pesë fëmijëve të Prend Çup Radit dhe Gonxhes së Kolë Vilës nga [[Shkodra]]. Radët ishin një fis i vendosur në Bishtazhin pasi kishin rënë nga Mirdita në ato vise.<ref name=":0">{{Cito web|url=http://ljxxxwww.ljsbejboesbejradiandradi.ljdpn.ru3.gsr.awhoer.netcom/legjenda-e-radeve-ese-nga-jozef-radi/|title=Legjenda e Radëve|date=2 shkurt 2016|accessdate=4 prill 2018|website=ljsbejboesbejradiandradi.ljdpn.ru3.gsr.awhoer.netcom|last=Radi|first=Jozef}}</ref> Shkollën fillore e ndoqi dhe e kreu në qytetin e lindjes në vitet 1922 - 1929.<ref name=":1">{{Cito web|url=http://ljxxxwww.ljsbejboesbejradiandradi.ljdpn.ru3.gsr.awhoer.netcom/biografia-dr-lazer-radi-1916-1998/|title=Biografia e Dr. Lazër Radit|website=ljsbejboesbej.ljdpn.ru3.gsr.awhoerradiandradi.netcom|last=Radi|first=Jozef}}</ref>
 
Për shkak të mosparaqitjes së të vëllezërve në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene]], familja merr katandinë dhe u vendosën së pari në [[Tirana|Tiranë]] e më pas në [[Durrësi|Durrës]]. Lazri riosh nis punë tek restoranti i vëllait të madh, Prenkës. Më 1931 u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi.<ref name=":0" /> Më 1930 - 1931 nisi të nxënit në shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës. Më 1931 iu akordua nga ministri i Arsimit [[Hilë Mosi]] bursë për në gjimnazin e Shkodrës deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona”,<ref name=":1" /> në shoqërinë e nxënësve kosovarë [[Emin Duraku]], [[Hajdar Dushi]] dhe [[Haki Taha]] e ''grupit përparimtar'' me [[Qemal Stafa|Qemal Stafën]], [[Xhemal Broja]] e [[Arshi Pipa]], bën pjesë në celulat e para komuniste të [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupit Komunist të Shkodrës]].<ref name=":2">{{Cito web|url=http://ejhbafubgazeta-tirjqshqip.ljdpn.ru3.gsr.awhoer.netcom/lajme/2015/10/04/lazer-radi-kontributi-i-pavleresuar-i-nje-publicisti-te-talentuar/|title=Kontributi i pavlerësuar i një publicisti të talentuar|date=4 tetor 2015|accessdate=5 prill 2018|website=ejhbafubgazeta-tirjq.ljdpn.ru3.gsr.awhoershqip.netcom|publisher=Shqip|last=Sulika|first=Erilda}}</ref><ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|authorlink=Kastriot Dervishi|publisher=55|year=2016|isbn=9789928106384|location=Tiranë|pages=147-149}}</ref> Verën e vitit 1936 shkoi në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra dhe u njoh me poetin [[Migjeni]].
 
Më 1937 iu akordua një bursë shtetërore dhe më 1938 nisi vitin e parë akademik për Jurisprudencë në Universitetin "La Sapienza" në Romë, i ndihur nga [[Musine Kokalari]] për të gjetur banesën e parë. Më 1942 u diplomua me 110/110 në Filozofinë e së drejtës dhe u ftua si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. Por u kthye më 1942 në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës.
 
Në dhjetorin e 1943 u martua me Vitore Vushmaqin. Më 1944 mori liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët që kishin shtënë në dorë kryeqytetin shqiptar. Lista që përshkruante veçoritë e të arrestuarve politikë nga Komanda e lagjes Laprakë për komandën e qarkut u përpilua nga [[Arben Puto]].<ref name=":4">{{Cite book|title=Arben Puto spiunon Lazër Radin, i cili u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar: gjyqi special 1945|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=[[Standard (gazetë)|Standard]]. - Nr. 2168|year=13 shkurt 2012|isbn=|location=Tiranë|pages=10-11}}</ref> U gjykua në prill të 1945 në [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]], ku u dënua me 30 vjet burgim për përfshirjen e tij në politikë me anë të publicistikës. Më 1944 - 1954 vijoi odisenë e pafund burgjeve,<ref name=":1" /> ku ndau qelinë edhe me [[Petro Marko|Petro Markon]], [[Jusuf Vrioni|Jusuf Vrionin]] dhe [[Andrea Varfi|Andrea Varfin]];<ref name=":3">{{Cito web|url=http://ljxxxwww.njfmtjfelsie.cjef.ru3.gsr.awhoer.netde/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Historia e Letërisë Shqiptare|date=1997|accessdate=5 prill 2018|website=njfmtjf.cjef.ru3.gsr.awhoerelsie.netde|publisher=Dukagjini|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|publication-place=Tiranë-Pejë}}</ref> më 1952 u arrestua edhe e shoqja pas ngjarjeve të bombës tek ambasada sovjetike, u dënua me dhjetë vite burg dhe punë të detyruar.<ref name=":4" /> Më 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në kampin e intelektualëve, në Kuç të Kurveleshit deri më 1958. 1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë. Në vitet 1958-1962 u internua në kampet e Shtyllasit, Radostinës, Gradishtës dhe Çermës. Më 1959 u lindi fëmija i dytë dhe më 1963 i treti. Në vitet 1962-1990 u internua në kampin e Savrës. Punoi si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes, dizenjator dhe punëtor krahu në bujqesi. Më 1976 doli në pension pleqërie. 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi.
 
Më 1990 mbas viteve ndër burgje dhe kampe internimi e pune, u kthye në Tiranë dhe nis veprimtarinë për demokratizimin në opinionin kryeqytetas. Më 1991 pas gjysmë shekulli vizitoi Romën, ku u njoh dhe ndihmoi gazetarët [[Blendi Fevziu]] dhe [[Armand Shkullaku]]. Më 1992 u zgjodh kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar, prej ku jep dorëheqjen vitin pasues. Së bashku me një grupim patriotësh formoi Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve, me të cilën organizoi takime të shumta ndër qytetet e Shqipërisë nga 1992 deri më 1998.
Më 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi [[Mirash Ivanaj]]n, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. Më 1993 botoi së bashku me të birin “Muret e Muzgut”. Më 1994 botoi librat dokumentarë "Misteret e një Ministri" mbi Ivanajn dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, më 1995 botoi librat me përkthime "Epopeja e njeriut" të vëllezërve Ivanaj. Më 1996 botoi librin e dytë poetik "Shpresa vdes e fundit" dhe monografinë "Njeriu i rrugës së gjatë".
 
Më 1997-1998 botoi të parin studim mbi Gjyqin Special me titull "I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”. Ditën kur dha shpirt doli nga shtypi libri “Një verë me Migjenin” që kishte aq për zemër, ku përshkruan 110 ditët e kaluara me poetin në Pukë dhe rolin e tij në botimin e vëllimit "Vargjet e lira".<ref>{{Cito web|url=http://ljxxxwww.ljsbejboesbejradiandradi.ljdpn.ru3.gsr.awhoer.netcom/lazer-radi-ne-kerkim-te-kohes-se-humbur/|title=Në kërkim të kohës së humbur, intervistë Lazër Radit|date=26 mars 2013|accessdate=5 prill 2018|website=ljsbejboesbej.ljdpn.ru3.gsr.awhoerradiandradi.netcom|publisher=[[Klan (Revistë)|Revista Klan]] nr. 46 (2)|last=Fevziu|first=Blendi|authorlink=Blendi Fevziu|origyear=22 shkurt 1998}}</ref>
 
=== Përkthime ===
Më 1988 përktheu poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë dhe u botua vetëm më 1994. Më 1995 botoi përkthimin e veprës "Jeta dhe zakonet e shqiptarëve" të prijësit fisnor dhe ushtarakut malazez, [[Mark Milani]]. Në vitet 1997-1998 vijoi të botonte përkthimet “[[Platoni]], vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit.<ref name=":1" /> Edhe pse në kushte tejet të vështira, ai arriti të përkthejë disa vepra të [[Sigmund Freud|Frojdit]], [[Carl Jung|Jungut]] dhe një “Enciklopedi të historisë së botës”. Përveç tyre, disa vepra të rëndësishme të përkthyera nga Lazër Radi kanë mbetur akoma në dorëshkrim.<ref name=":2" />
 
== Polemika ==
 
== Referencat ==