Dallime mes rishikimeve të "Mësonjëtorja e Korçës"

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet - u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të [[Rilindje]]s shqiptare si: [[Vëllezërit Frashëri]], [[Petro Nini Luarasi]], [[Naum Dhimitër Naçi|Naum Naçi]], [[Thoma Avrami]], [[Familja Qiriazi]], etj.
Më 15 (23) tetor 1891 [[Gjerasim Qiriazi]] së bashku me të motrën [[Sevasti Qiriazi]] hapën këtu edhe ''Mësonjëtoren e vajzave'' baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.
 
Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur [[dije]]n në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të [[patriotizmi]]t këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për [[Liria|liri]] dhe [[Pavarësia|pavarësi]]. <ref name="FESH"/>
Anonymous user